Për herë të parë në Kosovë pritet të organizohet një talent show, që do të vije me një format krejt ndryshe rreth së cilit do të mblidhen talent të rinjë të këndimit “Albanian Star”.
Flutura Mustafa, koordinatore dhe Fazi Rexha Procudent ishin të ftuarit e programit të mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të cilët folen rreth edicionit të parë “Albanian Star” që pritet të vije shumë shpejtë në Kosovë.
Audicionet e para të këtij talent show do të nisin këtë të premte në Ferizaj dhe në të njëjten formë do të vazhdohet edhe në gjashtë qytete tjera të Kosovës, por që audicionet do të mbahen edhe në Tiranë dhe Ulqin.
Producenti i këtij spektakli, Fazi Rexha, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e një kompeticioni të tillë, rreth së cilit do të grumbullohen talentë të rinjë nga të gjitha trevat shqiptare , duke filluar nga mosha 16 vjeçare.
Risi e këtij spektakli është se në këtë event do të këndohen këngë vetëm në gjuhën shqipe, përfshirë të gjitha zhanret e muzikës, duke filluar nga ajo foklorikja, popullorja, roku…etj.
Ai tha se tashmë është e qartë se kush do të jetë edhe juria profesionale e këtij spekakli në përbërje prej : Ilir Beranit, Miranda Hashanit, Yllka Kuqit dhe Bleros.
Sipas tij, organizimi i “Albanian Star” është një shans i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë ta provojnë talentin e tyre, përfshirë edhe mërgatën shqiptare që ta ndjekin ëndrrën e tyre në këndim në një spektakël që vijnë për herë të parë në Kosovë.
Edhe Flutura Mustafa, koordinatore e këtij edicioni bëri të ditur se tashmë aplikacionet janë online në web faqen zyrtare alabanianstar, derisa tha se nga data 26 maj do të nisin audicionet e para në Ferzaj, dhe do të vazhdohet kështu në qytetet tjera, dhe më 4 qershor audicionet do të mbahen në Prishtinë.
Sipas saj, ky është projekti më i madh që është organizuar ndonjëherë në Kosovë dhe që do të transmetohet nga Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK).
Ajo tha se pjesa e finalës do të organizohet në një pjesë të Evropës ku pritet që në natën finale të shkojnë 15 finalist, derisa për pesë zërat më të bukur “Albanian Star” ka mendur që t‘iu financiojë secilit nga një album, ndonëse nuk ka zbuluar se cili do të jetë shëprblimi për tre vendet e para me arsyetimin që kjo të mbetët një suprizë e madhe.
Të gjithë zërat që do të shkojnë deri në finale do të shkojnë sipas vlerësimit të jurisë profesionale , por që pastaj në natën finale do të jetë publiku ai që do të votojë përmes sms dhe vendos për zërin më të bukur të “Albanian Star”. /RTKlive/