Seanca konstituive e Kuvendit në ora 12:00

Kuvendi i Kosoves 7Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar për takimin disaorësh që ka pasur me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Thaçi ka tregtuar se të dy janë pajtuar që sot në orën 10:00 ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Gjithashtu, Thaçi ka treguar se dy partitë e mëdha, PDK dhe LDK janë pajtuar që ndërtimi i institucioneve qendrore të bëhet menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa, kryesuesja e seancës, Flora Brovina, ka thirrur për në orën 12:00 vazhdimin e seancës konstituive, në të cilën pritet të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, shkruan “Epoka e Re”. /Telegrafi/

Më Shumë

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit