Po ikin përmes Luginës

Emigrant kosovarKishte mbuluar veturën me një ceradë ngjyrë jeshile, derisa t’i dalë kësmeti ta rregullojë pas një aksidenti që kishte pasur në komunikacion. Por, planet e burrit shtatmesëm nga Sojeva nuk janë që ta shfrytëzojë veturën luksoze, që kishte blerë me paratë e biznesit që e bënte në fshatin e tij, ku gjendet edhe kampi amerikan “Bond Steel”.
“Si ta ndreqi kerrin kom me nxjerrë e me shitë dhe me u largu prej këtu. S’ka mbetë më kurgjo këtu”, thotë ai, tek heziton të zbulojë identitetin.

Shtëpitë luksoze të ndërtuara kryesisht me paratë e fituara nga puna në kampin “Bond Steel” nuk po bastisen vetëm nga amerikanët që ishin të kontraktuar për shërbime në kamp.

Rreth 15 familje shqiptare, tashmë janë larguar nga ky fshat, në juglindje të Kosovës, për të ikur ilegalisht në drejtim të Evropës Perëndimore, njofton “Zëri”.

Banorët po shesin pasuritë e tyre për të paguar njerëz të ndryshëm që i dërgojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, e që nuk u garantojnë asgjë për qëndrimin atje.

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit