19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Seancën e Kuvendit e thërret Flora Brovina

Brovina-RugovaPas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të bërë publik të premten, ku njoftohet se zgjedhja e Isa Mustafës Kryetar i Kuvendit të Kosovës është bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit, do të thirret edhe një seancë tjetër e Kuvendit.

Njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi nga instituti “KIPRED”, ka thënë për lajmi.net se në bazë të praktikave parlamentare, seanca e cila ndërpritet për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdon aty ku ka mbetur.

Krasniqi tregon se hapat e ardhshëm për thirrjen e seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës varet nga vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

“Në bazë të njoftimit të publikuar, Gjykata nuk ka njohur mocionin për procedurat të ngritur për shkarkim të kryesuese znj. Brovina, që i bie të jetë ajo personi i cili duhet të thërret seancën e ardhshme e cila është vetëm vazhdim i seancës së nisur me 17 korrik. Nga praktikat parlamentare, seanca e cila ndërpritet për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdohet të nesërmen, që në këtë rast i bie që menjëherë pas publikimi të vendimit kryesuesja të thërret vazhdimin e seancës”, thotë Krasniqi.

“Ndërsa, nëse Gjykata lëshohet të shqyrtojë edhe rendin e ditës të përcaktuar nga kryesia e legjislaturës së kaluar së bashku me kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, si dhe ndarjen e ulëseve, atëherë seanca e ardhshme duhet të thirret nga kryesia e legjislaturës së kaluar”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Presidentja ka kryer detyrën e saj kur ka thirrur seancën e 17 korrikut dhe nuk kërkohet nga ajo të thërras seancë të re, por të vazhdohet seanca e nisur, pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka kontestuar mënyrën e thirrjes së seancës konstituive, por ka shpallur si të pavlefshëm vazhdimin e seancës pas mbylljes që kishte bërë kryesuesja në mungesë të kuorumit.

Krasniqi tha se gjatë javës së ardhshme Gjykata duhet ta publikoj vendimin që t’i hap rrugë formimit të institucioneve, që sipas tij, mund të formohen në fund të shtatorit.

“Gjatë javës së ardhshme do të duhet të nxirrej vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, dhe menjëherë të pasohej me konstituimin e Kuvendit. Pastaj edhe 25 ditë të tjera deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, nëse PDK dështon ta bëjë këtë në herën e parë. Marrë parasysh këtë institucionet e reja pritet të fillojnë punën kah fundi i muajit shtator. Meqenëse konstituimi i Kuvendit nënkupton edhe zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë, kyçe do të jetë vendimi i Gjykatës nëse njeh të drejtën e formimit të grupeve parlamentare para zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit apo të njeh mundësinë që nëse i nominuari i parë për kryetarë të kuvendit nuk arrin të zgjidhet, t’i njihet e drejta grupit tjetër parlamentarë ta bëjë këtë”, tha Krasniqi.

Më Shumë

Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

Dy yjet e Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë nisur drejt Kosovës për dy ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ata kanë...

Akademi përkujtimore në nderim të Dr. Tyrhan Kosova

Në nderim të punës dhe veprës së Dr. Tyrhan Kosova, internist-endokrinolog , Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren organizon një Akademi...

Lajmet e Fundit