0Sipas një komunikatë të dërguar për media, Policia e Kosovës pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar paraprakisht nga Policia se i dyshuari 23 vjeçar D. Th., posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 23.07.2024 në koordinim me prokurorin e shtetit, Policia ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në Rahovec.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: një pushkë automatike me një karikator dhe një pistoletë me një karikator”, njofton policia.

Sipas kësaj të fundit, rasti me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, thuhet në komunikatën e policisë.