30.2 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Sekuestrohen katër armë në Prizren dhe Dragash

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në katër raste të ndara gjatë kësaj jave në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për dy pushkë gjuetie dhe dy pistoleta me municionin përkatës. Katër persona janë shoqëruar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të policisë, më 12 shtator, në fshatin Kabash të Hasit, pas një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari, policia gjeti një pushkë gjuetie me 23 fishekë. Arma u sekuestrua dhe i dyshuari u lirua me procedurë të rregullt.

Dy ditë më pas, më 14 shtator, në fshatin Blac të Dragashit, patrulla policore sekuestroi një pushkë gjuetie me 7 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u ndalua për 48 orë.

Ndërkohë, më 15 shtator, në qytetin e Prizrenit, gjatë kontrollit të një automjeti, policia gjeti një pistoletë me katër fishekë. I dyshuari u ndalua për 48 orë, njofton policia.

Po atë ditë, Njësia e Krimeve Ekonomike bastisi një shtëpi në lagjen Malësia e Re në Prizren, ku gjeti një pistoletë me 52 fishekë. I dyshuari, i cili ishte i përfshirë edhe në një rast të veprës penale “Keqpërdorim i autorizimit”, u ndalua për 48 orë.

Policia e Kosovës njofton se aksionet e tilla po vazhdojnë me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe parandalimit të përdorimit të armëve pa leje.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren: Armë pa leje në veturë, policia arreston të dyshuarin

Një aksion rutinë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës. " Rreth orës...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit