-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Selimi: Policia ka shkelur ligjin

Deputeti i Vetëvendosje Rexhep Selimi tha se ngjarjet e fundit në Kosovë kanë nxjerr shumë defekte në Policinë e Kosovës.

Ai tha se është shkelur ligji për Policinë.

Selimi tha se duke parë bastisjet e zareve të VV-së, arrestimin dhe maltretimet e aktivistëve të VV-së, është shkelur neni 2 dhe neni 13 i Ligjit për Policinë e Kosovës, raporton zeri.info.

Po ashtu sipas tij, është shkelur edhe nenin 10 të këtij ligji. Selimi tha se kërkon nga eprorët e Policisë që ta zbatojnë ligjin për Policinë.

Sipas tij një ndër problemet që ka policia është edhe verifikimi i sigurisë për pjesëtarët e saj nga AKI-ja.

Selimi shtoi se asnjëherë nuk është bërë numri i policëve që kanë kaluar testin sigurisë. Ai tha se kanë informata që një numër shumë i madh nuk e ka kaluar verifikimin e sigurisë, raporton “Zëri”.

Selimi tha se, shumë pjesëtarë shantazhohen si pasoj e këtij verifikimi të sigurisë.

Edhe anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Shemsi Syla tha se shqetësimi i tyre më i madh është instrumentalizimi i Policisë së Kosovës.

Syla tha se, vet kreu i PK-së është duke u instrumentalizuar nga politika.

Sipas Sylës edhe më shqetësuese është integrimi i “Civilna Zastita-s” në institucionet e Kosovës./ZËRI/

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 244 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 19 aksidente me të...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur sonte nga të shtënat me armë zjarri që pati sonte rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.   Rastin e...

Lajmet e Fundit