8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Selmanaj: Një qeveri pa PDK-në do t’i bënte nder vendit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, nëpërmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se një qeveri pa PDK-në do t’i bënte nder vendit dhe të ardhës së tij.

Sipas Selmanajt, Shtet-ndërtimin si proces, zhvillimin e Kosovës si domosdoshmëri dhe ecjen e shtetit në binarë të qartë dhe të sigurt, e kemi zëvendësuar me lajme për protagonist të pavlerë, për sekser ordinere dhe për ndërmjetësues profiter gjë që sipas tij ka bërë që të krijohet përshtypja se të zgjedhurit e popullit (deputët) janë vënë në ankand publik dhe po presin Kush? dhe Sa? po ofron për ta blerë votën e tyre, moralin e tyre, dinjitetin dhe integritetin e tyre.

Ai ka shtuar se ‘krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që ti kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese. Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për ti dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.’

Ky është postimi i tij i plotë:

Euu “poshtë ka ra katundi” thotë një fjalë e popullit tonë. Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës janë ngarkuar me lloj-lloj konspiracionesh, me lloj-lloj shpifjesh e lloj-lloj përpjekjesh për pazaresh të ulta politike dhe shumë të rrezikshme për vendin. Shtet-ndëritimin si proces, zhvillimin e Kosovës si domosdoshmëri dhe ecjen e shtetit tonë në binarë të qartë dhe të sigurt, e kemi zëvendesuar me lajme për protagonist të pavlerë, për sekser ordinere dhe për ndërmjetësues profiter. Kjo ka bërë që të krijohet përshtypja se të zgjedhurit e popullit (deputët) janë vënë në ankand publik dhe po presin Kush? dhe Sa? po ofron për ta blerë votën e tyre, moralin e tyre, dinjitetin dhe integritetin e tyre.

Veprimet e tilla me ose pa vetëdije po e shkatërrojnë çdo koncept dhe parim të përfaqësimit, po fyen rëndë shumë qytetarë (votues) të Kosovës, po fyen çdo arritje të jetës institucionale tashmë të ndërtuar në vend.

Krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që ti kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese. Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për ti dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Për shkatërruesit e shtetit, për zhvatësit e pasurisë pubike, për ata që sakatuan ta tashmën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në përgjegjësitë ekzekutive në qeverin e re të Kosovës. Prandaj një qeveri pa PDK-në do ti bënte nder vendit dhe të ardhmes së tij. DS

Më Shumë

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit