10.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Selmanaj, pas rezultateve në Prizren: Gara ishte e vështirë dhe e pabarabartë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka falënderuar elektoratin për mbështetjen e tij në këto ditë të fushatës.

Selmanaj u shpreh se ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm ky i zgjedhjeve lokale, i pari për të, ku është takuar me qytetarë për të dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre.

“Rezultatet treguan qartë se gara në Prizren ishte e vështirë dhe e pabarabartë. Përballja nuk ishte vetëm me kundërshtarë politikë, por edhe me dy pushtete – atë nacional dhe atë lokal.

Edhe pse të gjithë e pranuan që ne si LDK, kishim programin politik më të mirë, listën e kandidatëve për asamble më të mirën, dhe bëmë një fushatë model, megjithatë kjo nuk na u përkthye edhe në rezultate që prisnim” u shpreh ai.

Selmanaj mori 6,676 vota nga zgjedhjet e 12 tetorit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Prizrenit,

Të dashur anëtarë e simpatizantë të LDK-së në Prizren,

Pasi përfundoj procesi i numërimit të votave, më lejoni t’ju shpreh falënderimet dhe mirënjohje time më të sinqertë për përkrahjen që më dhatë gjatë këtyre zgjedhjeve. Për mua, si kandidat për herë të parë në zgjedhjet lokale, ky ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm, ku pata mundësinë të dëgjoj shqetësimet, idetë dhe ëndrrat e shumë prej jush.

Rezultatet treguan qartë se gara në Prizren ishte e vështirë dhe e pabarabartë. Përballja nuk ishte vetëm me kundërshtarë politikë, por edhe me dy pushtete – atë nacional dhe atë lokal.

Edhe pse të gjithë e pranuan që ne si LDK, kishim programin politik më të mirë, listën e kandidatëve për asamble më të mirën, dhe bëmë një fushatë model, megjithatë kjo nuk na u përkthye edhe në rezultate që prisnim.

Fakti që 8255 votues zgjodhën të na besojnë, duhet të na shërbej si tregues se në Prizren ekziston një dëshirë për një vizion tjetër për të ardhmen.

Si pjesë e LDK-së, partisë më të vjetër në Kosovë, e profilizuar si parti e djathtë dhe demokratike si dhe e orientuar drejt vlerave evropiane, jam krenar që këtë frymë e përquam përsëri në qytetin tonë. Prizreni ka njohur edhe më parë qeverisjen e LDK-së – periudhë që kujtohet për standarde të forta institucionale dhe vizion zhvillimor. Kjo trashëgimi nuk është nostalgji, por një përvojë mbi të cilën mund dhe duhet të ndërtojmë të ardhmen.

Andaj, qytetarë të nderuar të Prizrenit, të dashur anëtarë e simpatizantë të LDK-së në Prizren, ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë. Përkundrazi, ky është vetëm fillimi. Nuk do të dorëzohemi, sepse besoj se Prizreni meriton më shumë: meriton zhvillim, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë.

Faleminderit edhe një herë për çdo fjalë, për çdo takim dhe për çdo votë besimi.

Ky është kapitali ynë më i madh për të ardhmen.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje...

Zgjedhjet lokale në Prizren/ Renditja e kandidatëve të LDK-së për Kuvend

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë publikuar rezultatet për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin...

Lajmet e Fundit