1.7 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Senatori McCain dekorohet me “Urdhrin e Lirisë”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar senatorin amerikan John McCain me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Me këtë rast presidenti Thaçi, ka thënë se senatori McCain ishte bërë zë i qytetarëve të Kosovës atëherë kur nuk kishte zë për ta.

“Në botë ka pak njerëz si ju që mëshirojnë vlerat e lirisë. E tërë jeta e juaj është një moment i gjallë në përpjekjet e juaja për liri deri në vetëmohim. Në ditët tona më të vështira si komb, ne gjetëm frymëzim në shëmbëlltyrën tuaj. Ju u bëtë zëri ynë, kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin për çlirimin e Kosovës, dëshmuat se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fundamentale e të gjitha kombeve, e të gjitha vendeve”, ka deklaruar Thaçi, duke i ndarë medaljen presidenciale senatorit McCain.

Ndërsa senatori amerikan John McCain, ka deklaruar se ndihej i nderuar për këtë çmim që pranoi nga presidenti dhe populli i Kosovës.

“Ndihem krenar që ndodhem këtu. Të gjithë e dimë se ka nevojë për më shumë punë dhe përparime, por ju keni arritur mjaftë shumë. Jam këtu të tregoj mbështetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara që Kosova të mbetet një vend i lirë, i fuqishëm dhe i bukur siç është edhe sot”, ka thënë ai.

Senatori McCain në këtë takim me presidentin Thaçi ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan Greg Delawie. McCaini po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës se tij në Ballkan. Një ditë më parë zyrtari amerikan i është adresuar Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress. Përballja...

Lajmet e Fundit