7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Serbët dhe kroatët, shkaktojnë pritje të gjata në kufij

Kolona ne Kufi te mal te zizMërgimtarët që po kthehen në vendlindje gjatë kësaj fundjave kanë raportuar se po përballen me pritje të gjata në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.
Por nga ana tjetër, pritje të gjata janë regjistruar edhe në kufirin Kroaci – Serbi, dhe se mërgimtarët më shumë fajin i`a adresojnë autoriteteve kroate, që ngadalësojnë kontrollet e dokumenteve dhe lëvizjen e makinave, transmeton INA.

Pritjet janë mbi dy orë dhe se shumë familje mezi kanë përballuar pritjet gjatë ditës, për shkak të temperaturave të larta.

Mërgimtarët kanë theksuar se ky avaz i pritjeve të gjata po vazhdon dhe se ata apelojnë për ndihmë për të alarmuar këtë dukuri, që ka të bëjë me vonesat e shkaktuara nga ana e autoriteteve doganore serbe, por edhe ato kroate.

Ndërkohë, radhë të gjata herë pas here dje dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar edhe në kalimin kufitar Tabanoc, mirëpo evitimi i radhëve po bëhet me lëshimin e më shumë korsive dhe pikave të kontrollit të pasaportave si nga pala serbe ashtu edhe nga autoritetet doganore të Maqedonisë. Gjatë kësaj fundjave ka një numër më të madh të mërgimtarëve që i`a kanë mësyrë vendlindjes për pushime, ndërsa nga java e ardhshme pritet rritja e këtij fluksi.

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit