26.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025

Serbët padisin Komunën e Prizrenit

I autorizuari i paditësit, Spasa Jovanoviq, avokati Dejan Vasiq, të hënën, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, që të bëhet një ekspertizë gjeodezike për të përcaktuar saktësisht parcelën e klientit të tij, lirimin e së cilës e kërkon nga Komuna e Prizrenit, pasi pretendon se ajo pronë është e tij.

Bëhet fjalë për parcelën që ndodhet në magjistralen Prizren-Suharekë, në afërsi të fshatit Korishë, e ku është ndërtuar memorial për viktimat e luftës në Kosovë, ku më 13 maj 1999, nga bombardimet e NATO-s, kanë mbetur të vrarë 77 viktima nga fshati Korishë dhe fshatrat përreth.

Pasi që në seancën e së hënës, ka munguar e paditura, e cila është ftuar në mënyrë të rregullt, seanca ka vazhduar në mungesë të saj, ndërsa gjyqtari i rastit, Arsim Hamza, ka aprovuar propozimin e paditësit për të bërë ekspertizën gjeodezike.

Gjyqtari Hamzaj, ka përfunduar seancën përgatitore në këtë çështje civile dhe seancën kryesore e ka caktuar për 31 korrik 2018, në ora 09:30, ku palët në procedurë së bashku me gjykatën dhe gjeodetin, do të dalin në vendin ku gjendet parcela kontestuese.

Ndryshe, më 2 nëntor 2017, Spasa Jovanoviq së bashku edhe me Vitko Jovanoviq, Cvetko Jovanoviq, Nebojsha Jovanoviq, Bozhana Grkoviç, Bozhidar Jovanoviq, Barislav Jovanoviq, Zorica Gjorgjeviç, Jovica Jovanoviq dhe Zoran Jovanoviç, kanë parashtruar padi ku kërkojnë lirimin e pronës nga Komuna e Prizrenit, pasi pretendojnë se është e tyre.

Sipas padisë, Komuna e Prizrenit, në pronën e kontestuar, ka ndërtuar memorial për viktimat e luftës në Kosovë, ku më 13 maj 1999, nga bombardimet e NATO-s, kanë mbetur të vrarë  77 viktima nga fshati Korishë dhe fshatrat përreth./betimiprdrejtesi/

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Siç parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Përdorën armë në dasma – 3 të ndaluar dhe 4 pistoleta të sekuestruara në rajonin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona dhe ka sekuestruar katër armë zjarri të llojit pistoletë në rajonin e Prizrenit, pas të shtënave të...

Lajmet e Fundit