15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Serbia e do edhe Rusinë, edhe BE-në, edhe Kosovën

Tomislav NikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, thotë se vendi i tij synon të vazhdojë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Kur kemi vendosur të bëjmë negociata me BE-në, nuk kemi folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë Presidenti serb, Tomislav Nikolic, në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia 1”, transmeton RFE.

Ai ka thënë se BE-ja edhe ashtu nuk ka politikë të përbashkët në asnjë çështje, andaj qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë nuk duhet të jetë arsye që shteti serb të mos pranohet në bllokun europian.

“Europa nuk ka një politikë të përbashkët të jashtme në asnjë çështje. Për shembull, njohja e Kosovës. Nëse ka politikë të përbashkët, përse pesë anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Ato janë: Sllovakia, Rumania, Spanja, Greqia dhe Qiproja. Kjo është shumë më serioze sesa vendosja e sanksioneve ndaj një shteti”, ka thënë Nikolic.

Perëndimi i ka bërë presion Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Më Shumë

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit