5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Seria A nis sot

Sezoni i ri i Serisë A starton ditën e sotme, me kampionët në fuqi të Italisë në skenë. Interi, tashmë me një skuadër shumë ndryshe nga viti i kaluar dhe më një trajner të ri si Simone Inzagi, do të presë në “San Siro” Xhenoan, me zikaltrit që në formatin vajtje-ardhje janë skuadra rekordmene e pjesëmarrjeve, me 90 të tilla në 90 vite.

Milanezët janë të vetmit që nuk kanë shijuar asnjëherë rënien në Serinë B, duke bërë më mirë sesa Juventusi e Roma me 89 pjesëmarrje dhe Milani me 88.

Duke qëndruar te statistikat e sezonit të ri, ky do të jetë kampionati më i dekoruar, duke qenë se nga 117 tituj kampion në total, 108 trofe do të jenë pjesë e elitës së futbollit (Juve 36, Inter 19, Milan 18, Xhenoa 9, Bolonja dhe Torino 7, Roma 3, Fiorentina, Napoli e Lacio 2 si dhe Kaljari, Verona e Sampdoria me nga një titull kampion të Serisë A).

Në apel mungojnë vetëm 7 titujt e fituar “në lashtësi” nga Pro Verçeli si dhe një i Kazales e Novezes.

Për herë të parë në histori, sivjet Seria A do të ofrojë një kalendar asimetrik, që do të thotë se radha e ndeshjeve mes fazës së parë dhe të dytë nuk do të jetë e njëjtë, por e shkartisur.

Ndërkohë, sezoni i ri ka parë edhe një ndryshim shumë të madh në pankina, teksa vërtet është larguar Antonio Konte nga Interi, por nga sezoni i kaluar janë bërë plot 12 ndryshime, mes të cilëve shumë të fortë janë rikthimet e Alegrit (Juventus), Sarrit (Lacio), Murinjos (Roma) dhe Spaleti (Napoli).

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Lajmet e Fundit