10.4 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Serie A po kthehet, zbulohen datat

Garat kampionale në Serie A të Italisë nuk do të anulohen dhe se institucionet shtetërore e kanë paralajmëruar rifillimin e tyre qysh në muajin që po vjen.

Është qeveria italiane ajo e cila i ka hequr dyshimet rreth mundësisë së anulimit të kampionatit të ndërprerë nga koronavirusi, i cili në Itali ka shkaktuar rreth 15 mijë viktima, shkruan Gazeta Express.

Italia po bën përpjekje ta mposht pandeminë dhe rifillimi i futbollit do të konsiderohej si shenjë triumfi.

Të enjten do të mbahet një samit ndërmjet qeverisë, shëndetësisë dhe futbollit kur pritet të vendoset edhe data e rifillimit të kampionatit.

Madje, ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora, i ka përmendur dy datat opsionale të rifillimit të kampionatit.

“Dy datat e mundshme për rifillimin e kampionatit janë 13 dhe 20 qershori. Më 28 maj e kam thirrur një takim për të vlerësuar së bashku datën e rifillimit. Pra, duam të vendosim së bashku nëse kampionati duhet të rifillojë dhe datën se kur mund të rifilloj”, ka deklaruar ministri, transmeton Gazeta Express.

Ai ka treguar se e ka marrë një protokoll nga federata italiane dhe liga rreth asaj se kur duhet të rifillojë kampionati, kur duhet përfundoj dhe si duhet menaxhuar me situatën duke aplikuar masa mbrojtëse nga koronavirusi.

Ndeshjet planifikohen të zhvillohen pa shikues, kurse të gjithë personat zyrtarë, futbollistë e trajnerë paraprakisht duhet t’iu nënshtrohen testimeve.

Më Shumë

Mushtisht: Arrestohet i dyshuari për dëmtim dhe vjedhje të kamerave të sigurisë

Në fshatin Mushtisht të Suharekës, është raportuar një rast i dëmtimit dhe vjedhjes së pajisjeve të sigurisë. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar,...

Pagoi 18 mijë euro kamatë për shkak të një borxhi prej 7 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde e kanosje

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, ku i pari dyshohet për veprat penale të...

Lajmet e Fundit