11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Shaban Osmanollaj: Mbikëqyrja kufitare ka ndikuar në uljen e kontrabandës

Me mbikëqyrjen e gjendjes nga kamerat e vendosura në terren, në vijën e gjelbër kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, numri i trafikimeve me qenie njerëzore dhe kontrabandës së mallrave është në rënie.

Megjithatë, problem kryesor mbetet kalimi ilegal në fshatrat kufitare. Kjo zonë e përgjegjësisë ka 90 kilometra kufi të gjelbër, si dhe kufirin ujor që mbikëqyret nga njësitet me varka.

90 kilometra vijë e gjelbër e kufirit Kosovë – Shqipëri kontrollohet 24 orë nga këto njësite të policisë së Kosovës. Togeri Shaban Osmanollaj thotë se problemet më të theksuara mbesin kalimet ilegale të kufirit, por nuk mungojnë edhe rastet e kontrabandës.

Në këtë zonë kufitare që nga viti i kaluar në terren janë vendosur kamera, gjë që ka bërë që numri i rasteve të kontrabandës të ulet.

Ndërsa, trafikimi me qenie njerëzore, nga vija kufitare, është bërë problem edhe në qarkun e Kukësit.

Ardhja e stinës së verës paraqet edhe një problem tjetër në këtë zonë; zjarrëvënie e qëllimshme.

Zona operatike e këtij njësiti, nis në kufi me Gjakovën deri në malet e Sharrit. Situata e krijuar në ditët e fundit në Maqedoni, nuk ka reflektuar në këtë pjesë të vijës kufitare. Në terren ka ende shumë borë, ndërsa me ndihëm e KFOR-it kufiri është mbikëqyrur edhe nga ajri. Me përmirësimin e motit, kalimet ilegale, peshkimi i paligjshëm bëhen edhe në vijën e kaltër. Për këtë policia ka në shërbim edhe varkat që internojnë në rastet e duhura./rtk/

Më Shumë

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Lajmet e Fundit