16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shakatë dhe loja politike në Kosovë

partit politike 2Kosova ka hyrë në një krizë politike dhe po ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida në krijimin e qeverisë së ardhshme.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar ka fituar zgjedhjet parlamentare ka mbetur pas asnjë partnerë për krijimin e Qeverisë së re.

Aleanca Kosova e Re pas numërimit të votave me kusht nuk ka arritur të kaloj pragun dhe kjo situatë pritet ta dërgojë PDK’në në opozitë.

Në anën tjetër, të gjitha partitë opozitare në vend kanë lidhur një marrëveshje, e cila parasheh liderin e AAK’së si kryeministër të ardhshëm të vendit, mirëpo dispozitat kushtetuese janë të paqarta dhe kërkojnë një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të sqaruar çështje kushtetuese që ndërlidhen me përgjegjësitë e saj.

Kërkesa për Gjykatën bëhet me qëllim të qartësimit të veprimit kushtetues të Presidentes së Republikës së Kosovës, që ndërlidhet me përputhshmërinë e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së vendit, thuhet në një njoftim të Presidencës,transmeton Politiko.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështeti vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i kërkuar qartësim Gjykatës Kushtetuese lidhur me rolin e saj në formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme: Jo neni 84, jo ai 89, si mund të përputhen ato. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë, në këtë rast Gjykata kushtetuese”, ka thënë ajo.
Jacobson u bën thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e asaj gjykate kur të dalë.

Analisti amerikan Daniel Server thotë për IBNA se, sistemet parlamentare siç është ai i Kosovës shpesh ballafaqohen me vështirësi në formimin e qeverisë.

“Unë supozoj që është një krizë, por sistemet parlamentare siç është ai i Kosovës, shpesh ballafaqohet me vështirësi në formimin e qeverisë. Muajt e pasigurisë dhe shakatë do të jenë mjaftë aktuale. Kjo është pjesë e një loje politike”, shprehet Server.
Server e quan lojë politike edhe marrëveshjen politike mes Lidhjes Demokratike të Kosovës,Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Nismës.

“Është një lojë politike, nuk kam koment tjetër. Të njëjtin mendim kam edhe për idenë se do ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë”, shprehet Server.
– See more at: http://politiko.net/shakate-dhe-loja-politike-ne-kosove/#sthash.MTd4GyFV.dpuf

Më Shumë

MKRS-ja shpall thirrjen për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka shpallur thirrjen publike për projekt-propozimet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore...

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse qeveria aktuale në vend nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë,...

Lajmet e Fundit