6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Shala: Vendit i duhet koalicion më i gjerë për të përfunduar bisedimet me Serbinë

Haxhi Shala, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kosovës i duhet një koalicion më i gjerë qeverisës për të përfunduar bisedimet me Serbinë.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se përplasjet brenda koalicionit për çështjet e dialogut me Serbinë nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë.

“Ne kemi shfaq qysh në fillim qëndrimin se për temat e diskutuara më herët s’kemi pse të kthehemi prapa. Ka ardhur fundi i bisedimeve. Jemi lodhur me temat që janë diskutuar rrafsh qe dhjetë vjet. Jemi kundër diskutimit të temave të biseduara deri tash. Kjo nuk e rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit. Janë vetëm biseda brenda koalicionit qeveritar. Secila parti duhet t’i shprehë idetë e veta”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, përgjegjësia për ndryshimet në koalicionin qeverisës i takon partisë më të madhe brenda, LDK-së. Ai ka thënë se nuk është kundër pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës në koalicion.

“Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por nëse duhet të rritet pse të mos bëhet. Besoj se në këtë kohë vendit i duhet koalicion më i gjerë për të përfunduar bisedimet me Serbinë. Po përflitet që do të jetë PDK-ja. Ajo deklaroi se s’do të jetë pjesë në bisedime, por unë u bëj ftesë edhe PDK-së edhe VV-së të jenë të paktën në tavolinën e bisedimeve”, ka shtuar tutje ai.

Ai ka komentuar edhe votën e tij pro Qeverisë Hoti, për të cilën kishte pranuar se kishte pasur vizitë edhe nga presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ka thënë se vizita e tyre në kërkim të votës pro Qeverisë s’ka qenë arsye për prishjen e raporteve me Nismën.

“Një deputet i ndershëm nëse varet krijimi i institucioneve nga një votë, duhet ta japë votën, nëse është e domosdoshme, e në këtë rast, në kohë pandemie, besoj se ka qenë e domosdoshëm vendi të ketë institucionet”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit