19.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

’Shaqa’

Blerim Çoçaj

Nuk e llogaritshin as në garë. Arsyet ishin të ndryshme. Besonin se është një person i panjohur dhe se përfaqëson një parti që ka keqqeverisur një dekadë Prizrenin. Por, të gjitha gjykimet e parashikimet “ranë në uji” në zgjedhjet e 22 tetorit.  Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, arriti të dalë fitues i garës zgjedhore.

Një emër i panjohur për politikën, por jo edhe për biznesin.

Fitorja e Totajt, kërkon një analizë të thellë dhe shumë dimenzionale, për të mos thënë studimore. Ai, arriti ta nxjerr fituese një parti që për tre mandate më shumë e ka dëmtuar Prizrenin, se sa e ka zhvilluar. Të gjitha skandalet e Qeverisë së Ramadan Mujës i shndërroi në votë.

Vërtetë e pabesueshme!
***
PDK-ja, me Totajn, arriti të ringjallet në Prizren. Përzgjedhja e tij, doli të ketë qenë vendimi më i qëlluar i këtij subjekti politik.  Një shembull edhe për subjektet e tjera politike për të ardhmen se figurat politike duhet të kërkohen dhe ndryshohen.

Normalisht, nëse dëshirojnë të ngritën e rriten!

Shaqir Totaj, zgjedhjet e 22 tetorit i fitoi si individ, anipse PDK-ja në Legjislativin e ardhshme do t’i ketë 13 kuvendarë në Kuvend. Ai, gjatë fushatës zgjedhore, arriti të distancohet nga të gjitha dëmet që i ka shkaktuar Qeveria e Mujës. Ndërkaq, investimet i përvetësonte .

Totaj, hoqi nga debati të gjitha skandalet e qeverisë në ikje.

Dënimin e Mujës !

Dënimin e drejtorëve të Ekzekutivit !

Klanin “Pronto”!

Uzurpimet !

Shkatërrimin urbanistik dhe ekonomik !

Degradimin total të arsimit e shëndetësisë…!

Totaj, hoqi nga debati edhe ‘gafën’ që bëri ndaj kundërkandidatit të VV-së, Haskuka, duke e quajtur “turqeli’.

Nuk kërkoi as falje !

“Fjalimi im është nxjerrë nga konteksti”, ishte përgjigja e vetëm e tij.
***
Shaqir Totaj, po premton ndryshime, nëse zgjedhet kryetar i Prizrenit. Sigurinë e mbështet në punën profesionale të tij, në ATK. Thotë se për këtë e ka mbështetjen edhe të partisë.

Hipotetike: Edhe nëse fiton Totaj, ndryshimin mund të bëjë vetëm nëse reformohet partia. Nuk mund të ndryshojë Prizrenin, me disa njerëz të partisë, që e kanë shfrytëzuar pushtetin për të degraduar qytetin.

Ata janë mjeshtër të shantazhit !

Kryetari në largim, Ramadan Muja, ka qenë njëri ndër qytetarët më të respektuar.

Sot, është personi më i urryer !

Faturë e mashtrimit e shantazhit të partisë !

Prandaj, Totaj për të treguar një qeverisje ndryshe, që në strat i duhet të marrë masa në mos- inkuadrimin e njerëzve me dosje në gjykatë.
Nuk janë vetëm të PDK-së, por edhe nga partnerët e koalicionit, të cilët sot shkojnë pas tij.

Po premtojnë ndryshime !!!!

Totaj, duhet të bëjë dallimin në mes ATK-së dhe Komunës.
Komuna nuk është ATK.
***
“Shaqa”, gjatë gjithë kohës ka premtuar se Ekzekutivi do të drejtohet nga njerëz profesionist. Madje, ka premtuar se “do t’i marrë nga partitë tjera, nëse PDK-së dhe partnerëve të koalicionit i mungojnë profesionistët”.

Nuk e ka sqaruar se, çfarë nënkupton me termin profesionist?

Nëse kriter do ta ketë vetëm diplomën, Totaj do të dalë i “vogël’ krahasuar me pretendentët e mundshëm për drejtor të Ezekutivit.

“T ‘këpusin” me diploma!

Sidomos të kolegjeve private!

Kemi pasur drejtor të Ekzekutivit, që një status në “Facebook”, nuk ka ditur ta shkruajë si duhet.
Me dy diploma!

Prandaj, është mirë që Totaj, të sqarojë se si e klasifikon profesionistin nga jo- profesionisti?

I vetmi premtim që nuk është sqaruar deri në fund.

Më Shumë

Mbrëmë ishte përkrah Mbappes, Dembeles e Aubameyangut, flet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e gjeti veten përballë yjeve të futbollit francez, por edhe të atij botëror në gala mbrëmjen e zgjedhjes së futbollistit të vitit...

Koha dritëplotë

Sahit F. Osmani Koha dritëplotë thellësive të errta shkreptin komunikon me të robëruarit me zërin e dritës u shtrinë dorën që të marrin çelsat e shpëtimit të çlirohen...

Lajmet e Fundit