14.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Shaqir Totaj: Buxheti i komunës duhet të ndërtohet me akterët e jetës publike dhe vet qytetarët

Kryetari i  Prizrenit,  Shaqir Totaj, tha se buxheti i komunës duhet të ndërtohet me të gjithë akterët e jetës publike dhe vet qytetarët.

“Qeverisja lokale është shërbim publik, prandaj, buxheti i komunës duhet të ndërtohet me të gjithë akterët e jetës publike dhe vet qytetarët”, tha ai në dëgjimet e para buxhetore në Qendrën Rinore në lagjen “Ortakoll”, ku së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha-Bytyqi, drejtorë të ekzekutivit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë, dëgjuan propozimet e kërkesat konkrete për nevojat në investime, qoftë në infrastrukturë apo edhe në subvencionime, për t’u përfshirë në planifikimin e buxhetit të vitit 2024.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI—————————————————————————-

Dëgjimi publik buxhetor u mbajt me gra, të rinj, pensionistë, grupe të qytetarëve nga komunitete të ndryshme, përfshirë komunitetin Boshnjak, Turk, Rom, Ashkali, Egjiptian dhe Goran, me biznese, fermerë dhe ndërtues të Komunës.

Të gjitha kërkesat u regjistruan dhe sipas prioritetit e mundësive buxhetore do të realizohen, që do të ndikojnë në cilësinë e jetës në lagje, qytet e fshatra.

 

Më Shumë

Dita e tretë e fushatës në Mamushë, kandidatët shpalosin vizionet e tyre për komunën

Në ditën e tretë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mamushës kandidati Abdulhadi Krasniq nga Partia Demokratike...

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

Lajmet e Fundit