6.9 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Shaqir Totaj premton bashkëpunim mes Prizrenit dhe Zagrebit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka  qëndruar për vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë ku ka zhvilluar një sërë takimesh me qëllim inicimin e bashkëpunimit konkret mes dy qyteteve dhe çfarë përvoja mund të fitohen nga kryeqyteti i Kroacisë.

“Totaj ka takuar kryetarin e Kuvendit të Zagrebit, Andrija Mikulic ku kanë diskutuar për bashkëpunimin konkret mes dy institucioneve komunale, atij të Zagrebit dhe Prizrenit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga dega e PDK-së në Prizren.

Po ashtu, Totaj është takuar edhe me drejtorin e qendrës spitalore të Zagrebit, Dr. Mario Zovak për t’u njohur me shembujt më të mirë të organizimit të shërbimit shëndetësor primar dhe përvojat.

Totaj ka vizituar edhe disa biznese të fuqishme në Kroaci ku ka diskutuar për mundësinë e investimeve të tyre në Prizren.

“Kam nisur një vizitë pune në Zagreb për të vendosur edhe kontaktet e para për të bashkëpunuar mes dy qyteteve tona. Ka një diasporë shqiptare këtu e sidomos nga qyteti i Prizrenit prandaj unë shoh shumë mundësi të mira bashkëpunimi në të gjitha nivelet ndërmjet Prizrenit dhe Zagrebit. Shpejt mund të kemi edhe investime kroate në qytetin tonë. Kryeqyteti i Kroacisë është një qytet model në Evropë dhe ne mund të mësojmë shumë për të arritur nivelet e tilla” ka thënë Totaj.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit pritet të ketë edhe takime të tjera të niveleve të lartë në Zagreb.

Më Shumë

McKinnis i Bashkimit shkëlqen si MVP me dyshifror të dyfishtë

Bashkimi po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme në elitën e basketbollit kosovar, ku fitorja e fundit ndaj Golden Eagle Yllit e konfirmoi këtë....

Javën e kaluar në Prizren u shqiptuan 1700 gjoba për kundërvajtje në trafik

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 20.01.2025-26.01.2025 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’, kanë realizuar aktivitete...

Lajmet e Fundit