Shaqir Totaj merr mbështetje në Nashec

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, vazhdoi takimet elektorale me qytetarët e komunës sonë duke bashkëbiseduar dhe shpalosur platformën qeverisëse për 4 vjeçarin e ardhshëm me komunën e Prizrenit.

Gjatë vizitës në fshatin Nashec, entuziazmi i banorëve në këtë takim njëzëri kishin vetëm një përgjigje, e ajo është fitorja e PDK-së dhe kryetarit Shaqir Totaj më 22 tetor 2017.

Totaj shprehu falënderime për mikpritjen dhe premtoi përkrahjen e plotë për këtë lokalitet në investime të projekteve të cilat do ngrisin cilësinë e jetesës dhe mirëqeverisjes.

Nga ana tjetër, banorët e Nashecit, u zotuan se më 22 tetor do t’a përkrahin masovikisht numrin 94 dhe kandidatin për kryetar të komunës Shaqir Totaj.

Banorët e këtij lokaliteti ndjehen falënderues dhe borxhlinjtë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, për investimet e bëra gjatë udhëheqjes dhjetëvjeçare të komunës nga PDK-ja.

 

Previous article
Next article

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit