8.5 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Shaqir Totaj: Të bashkuar për Prizrenin që duam

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) të mërkurën edhe zyrtarisht ka certifikuar Shaqir Totajn si kryetar të Komunës së Prizrenit.

Pas kësaj, Totaj ka falënderuar të gjithë qytetarët për një proces korrekt dhe për besimin e dhënë “e mbi të gjitha që përqafuan ndryshimin, si akt mese i nevojshëm për qytetin tonë”.

Totaj ka thënë se tash është koha për punë e vizion për Prizrenin e të ardhshmes dhe përmirësim të jetës së qytetarëve, pa dallime.

Postimi i plotë i Totajt në “Facebook”:

Sot, edhe zyrtarisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më ka certifikuar si kryetar të ri të Prizrenit.

Me këtë hap, u konfirmua edhe një herë fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës, se zgjedhjet e 14 nëntorit në komunën tonë ishin demokratike dhe zbatim i vullnetit të qytetarëve të Prizrenit.

Falënderoj edhe një herë të gjithë qytetarët për një proces korrekt, për besimin e dhënë e mbi të gjitha që përqafuan ndryshimin, si akt mëse i nevojshëm për qytetin tonë.

Tash është koha për punë e vizion për Prizrenin e të ardhmes dhe përmirësim të jetës së qytetarëve tanë, pa dallime.

Ky është Prizreni për të cilin unë do të angazhohem e qyteti për të cilin ne kemi nevojë.

Të bashkuar për Prizrenin që duam!

Më Shumë

Traditë 24-vjeçare, banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e nisin vitin me aksionin e dhurimit të gjakut

Banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e kanë nisur vitin 2026 me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin...

Bizneset në Gjonaj të Hasit akuzojnë KEDS-in për papërgjegjësi: Jemi duke punuar me gjeneratorë

Pronaret e bizneseve në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, kanë reaguar ndaj kompanisë energjetike KEDS, duke e akuzuar për papërgjegjësi menaxheriale dhe mungesë...

Lajmet e Fundit