Luaneshat e Anglisë shpartallojnë Letoninë

Anglia mori fitore të jashtëzakonshme përballë Letonisë, me rezultatin e thellë 20:0. Ndeshje e madhe e anglezeve, që solli një rekord golash.

Sfida u luajt për kualifikueset e Kupës së Botës, Australi – Zelanda e Re 2023.

Sulmuesja Ellen White u cilësua si lojtarja më e mirë, duke lënë pas sulmuesen Kelly Smith-in. Pavarësisht se të dyja shënuan tripletë.

Që në minutat e para luaneshat synuan të godisnin në portën kundërshtare me përpjekje të vazhdueshme.

Sulmuesja Beth Mead-i ishte ajo që hapi ndeshjen me golin e shënuar që në minutën e tretë.

Goli i dytë erdhi nga sulmuesja White, në minutën e gjashtë. Ajo arriti të rregjistrojë golin e saj të 47-të, duke thyer rekordin dhe duke lënë pas me 46 gola sulmuesen Smith.

White trefishoi rezultatin disa momente më vonë me golin e shënuar në minutën e nëntë.

Më pas pati një epërsi të anglezeve me pesë gola të tjerë të shënuar gjatë pjesës së parë. Mead-i dhe Ella Toone realizuan dopietë. Ndërsa golin që vulosi shifrat 8:0  në pjesën e parë e shënoi Lauren Hemp-i.

Serinë e golave në pjesën e dytë e hapi White. Ajo u bë lojtarja e dytë që shënoi hat-trick  në këtë ndeshje pas Mead-i. Kjo e fundit e shënoi që në pjesë të parë.

Katër golat e radhës u shënuan nga Georgia Stanway, Jess Carter-i, Beth England-i dhe Jill Scott-i.

Në minutat e mbetura erdhi një hat-trick nga Alessia Russo, si dhe nga një gol realizuan Jordan Nobbs-i dhe England-i. Dy gola u shënuan nga Hemp-i, e cila realizoi hat-trick personal dhe vulosi shifrat përfundimtare të takimit 20:0.

Me fitoren e arritur Anglia ruan kryesimin e Grupit D, me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura. Në vend të dytë dhe të tretë janë Austria dhe Irlanda e Veriut  me nga 13 pikë. Në vend të katërt dhe të pestë ndodhen Luksemburgu dhe Maqedonia e Veriut, me nga 3 pikë. Në vend të fundit pa asnjë pikë qëndron Letonia.

Ndeshja e radhës kualifikuese për Anglinë do të jetë me 8 prill 2022. Ato do të luajnë në transfertë përballë Maqedonisë së Veriut.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit