5.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

ShBA-ja duhet të përfshihet në finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kërkesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është komentuar në mënyra të ndryshme nga analistët politikë.

Njohësi i çështjeve politike, Driton Lajçi, ka thënë për “Epokën e re” se është e nevojshme përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në fazën finale të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në një mënyrë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse normalizimi i relacioneve ndërmjet këtyre dy vendeve nëpërmjet dialogut është një prej kritereve që janë vendosur edhe për Serbinë edhe për Kosovën. Pra, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka nxjerrë një rezolutë për fillimin e dialogut Kosovë – Serbi, e cila është mbështetur nga ShBA-ja. Por, tash paraqitet si nevojë që ShBA-ja të përfshihet në fazën finale të dialogut. ShBA-ja duhet të jetë në këtë dialog për faktin se finalja apo krejt brumi i këtij procesi duhet të jetë një material për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, e sponsorizuar nga ShBA-ja, në mënyrë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së. Kështu e shoh rolin e ShBA-së dhe përfshirjen e tyre në fazën finale të dialogut”, ka thënë Lajçi.

Kurse njohësi tjetër i çështjeve politike Behxhet Shala ka deklaruar për “Epokën e re” se kërkesa për përfshirje të ShBA-së në dialog ka për qëllim mbulimin e dështimit të këtij procesi. Por, sipas tij, ky proces nuk mund të arnohet as me ShBA-në, as me ekip të unitetit.

Më Shumë

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

Gjendet pa shenja jete një taksist në veturën e tij në Prizren, policia jep detaje

Një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se viktima...

Lajmet e Fundit