9.8 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

SHBA-ja me “sanksione” Kosovës: S’ka ndihmë me shtetet mosnjohëse, përjashtim nga Defender Europe

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve kosovare, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ”duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

Kjo derisa, ”SHBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet mosnjohëse”, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i sekretarit, Anthony Blinken.

Hovenier bëri të ditur se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.

”E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votave”, tha ai.

Sipas tij, SHBA e kanë bërë ”të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe Kosova përjashtohet nga Defender Europe 23”. Kjo, derisa ”nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në SHBA”, u shpreh ai, transmeton klankosova.tv

Më Shumë

Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator...

Rifillojnë gërmimet vlerësuese në “Përzhina” të Rahoveci

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se kanë rifilluar gërmimet vlerësuese në Rahovec, më saktësisht në lokacionin e njohur në evidencat...

Lajmet e Fundit