3.6 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma.Shifra e zymtë vjen derisa ky vend po del nga vala e tretë e virusit.

Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit – disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.

Numri global i viktimave është afër 2.5-milionshit, edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

Në Gjermani, izolimi i pjesshëm që nga nëntori ka ndihmuar në rënien e rasteve në javët e fundit, kanë thënë autoritetet atje.

Si kudo tjetër në BE, fushata e vaksinimit në Gjermani është duke shkuar ngadalë, për shkak të pengesave në furnizim.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Qeveria ka planifikuar të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut.

Më shumë se 17 milionë njerëz në Britani kanë marrë deri tani dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit – ose pothuajse një në tre të rritur.

Koronavirusit ka prekur mbi 111 milionë njerëz në të gjithë botën.

SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.

Më Shumë

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë ndërsa 587 kanë rezultuar pozitivë. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste...

Prizreni hap shqyrtimin publik për propozim-rregulloren për taksa e tarifa komunale

Komuna e Prizrenit ka hapur shqyrtimin publik për Rregulloren e re për taksa dhe tarifa komunale. Konsultimi me publikun do të realizohet kryesisht në...

Vdes 4-vjeçari nga Malisheva, u godit në një aksident trafiku

Një fëmijë 4-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident të ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës. Policia ka njoftuar se...

Përleshen tre persona në Malishevë

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Malishevë. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të...

9 të vdekur e 548 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private...

PZAP-ja pezullon gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, urdhëron rinumërim të votave

Paneli Zgjedhor i Ankesave e Parashtresave (PZAP) ka aprovuar kërkesën e Albena Reshitajt të AAK-së për të rinumëruar votat e saj në qendrën e...

Totaj: Askush në PDK nuk i ik llogaridhënies për rezultatin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka deklaruar se kjo parti është duke i analizuar shkaqet që kanë çuar në rezultatin...

Gjendja e dy të plagosurve në Dragash është stabile (VIDEO)

Gjendja e dy personave që u plagosën nga një zyrtar policor në fshatin Glloboqicë të Dragashit është stabile. Këtë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në...

Gjykata merr vendim për policin që qëlloi dy qytetarë në Dragash

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, me datën 4 të këtij muaji, qëlloi me armë zyrtare dy qytetarë të Dragashit.Lidhur me këtë, Gjykata Themelore...

Nis publikimi i vendimeve të PZAP-së, pakënaqësi në VV e PDK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nisur të bëjë publikimin e vendimeve lidhur me apelet që i janë bërë nga subjektet politike dhe...

Tërmeti dridh sërish Greqinë

Një tërmet ka dridhur sërish Greqinë, për të dytën herë gjatë së mërkurës. Tërmeti prej 5,1 ballësh ndodhi rreth orës 19:24, sipas kohës lokale, në...

Arrihet marrëveshja mes Joshua dhe Fury, për luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për të luftuar për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë dhe...

7 Marsi që më solli zhgënjim

Hajdar Mallaku Sa herë vjen 7 Marsi - Dita e Mësuesit, gëzohem. Jo vetën pse e kisha profesion gjatë tërë jetës edukimin dhe arsimimin e...

MF: Punonjësit arsimor do të marrin në maj pjesën e dytë të shtesës prej 100 euro

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor...

Ja sa vota mori Artan Abrashi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po...

A duhet mbajtur më maska pasi bën vaksinën anti-Covid?

Autoritetet shëndetësore duan që njerëzit të mbajnë maska dhe distancimin social, edhe pasi të marrin vaksinën anti-Covid. Kjo mund të duket kundër-intuitive. Tek e...

Lajmet e Fundit