7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Shefi i OKB-së me mesazh shprese për vitin e ri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shpërndau një mesazh shprese dhe shërimi për vitin e ri, për qindra miliona njerëz në gjithë botën, jeta e të cilëve është rrënuar nga pandemia e COVID-19 në vitin 2020.

Sekretari Guterres nuk e fshehu trishtimin e për vështirësitë e krijuara nga kjo pandemi, e cila, thotë ai, ka rrënuar jetën e miliona njerëzve, duke e zhytur botën në vuajtje dhe pikëllim.

Ai e përshkruan vitin 2020 si një vit sprovash, tragjedish dhe lotësh, një vit që vazhdon të shkretojë dhe të shkaktojë viktima të reja ndërsa COVID-19 po zgjerohet. Pandemia, tha ai, ka rritur në shkallë të reja varfërinë, pabarazinë dhe urinë.

“Por viti i ri ndodhet para nesh”, tha ai. “Me të, ne shohim rrezet e shpresës: njerëzit që u japin një dorë ndihme fqinjëve dhe të huajve. Punëtorët e vijës së parë duke dhënë gjithçka. Shkencëtarët që zhvillojnë vaksina në kohë rekord. Vendet që marrin angazhime të reja për të parandaluar katastrofën klimatike”.

Zoti Guterres tha se ndryshimi i klimës dhe pandemia janë kriza që nuk kapërcehen lehtë. Duhet punë e madhe, sipas tij, përkushtim dhe mbi të gjitha një gatishmëri e të gjithë njerëzve për të punuar së bashku për të njëjtin qëllim.

“Nëse punojmë të bashkuar dhe me solidaritet, rrezet e shpresës mund të shtrohen në gjithë botën. Ky është mësimi i këtij viti të vështirë. Së bashku, le të bëjmë paqe mes nesh dhe me natyrën, të trajtojmë krizën e klimës, të ndalojmë përhapjen e COVID-19 dhe ta bëjmë vitin 2021 një vit shërimi”.

Zoti Guterres tha se viti 2021 mund të jetë një vit i tejkalimit të ndarjeve që u përkeqësuan nga infeksioni vdekjeprurës dhe ekonomitë e rrënuara, nëse njerëzit punojnë së bashku. Ai tha se përkushtimi më i mirë për vitin 2021 është shërimi i planetit./VOA

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit