Në fshatin Lukijë të Hasit u shënua 100 vjetori i pasardhësve të Teqës së Halvetive.
Gjatë këtyre viteve, në këtë teqe shërbeu fryma e çështjes kombëtare, shkruan “PrizrenPress”.
Postimi i plotë dhe pandërhyrje e Teqës së Halvetive në Lukijë
Për njëqind vjet me radhë në Teqën e Tarikatit Halveti në Lukinaj të Hasit u sherbye dhe frymoi çështja e besimit dhe e Tarikatit.
Në janarin e vitit 1924 Shejh Beqë Ali Shehu mori Hilafet dhe u vesh nga Shejh Hysen Shehu i Teqës Amë së Saraqhanës e njohur si Derxhahu i Shejh Osman Babës, dhe kështu u bë Postnishini i parë i Teqës së Halvetive në Lukinaj. Pas pak viteve më saktësisht në qershor të vitit 1926 ai ndërroj jetë.
Pas kalimit të Shejhut tonë detyrën e trashëgoj vëllau i tij Shejh Rexhë Ali Shehu i veshur prej Shejh Hysen Shehut në Teqën e Saraçhanës. Shejh Rexhë Shehu i parë, njihet si personalitet i shquar fetar e atdhetar. Një njeri i devotshëm, besnik e i dashur për të gjithë. Ai pati fatin që për gjatë 25 viteve të drejtoj Teqen dhe të shërbej në këtë rrugë të besimit. Në vitin 1951 Shejh Rexha kalon nga kjo jetë duke lënë mbasë kujtimet dhe punën e devotshme të tij.
Detyrën e trashëgoj djali i tij Shejh Ismail Shehu, e kështu në janarin e vitit 1974 në Teqën e Saraçhanës ai merr Hilafet nga Shejh Nexhat Shehu i biri i Shejh Hasan Shehut.
Shejh Ismaili njihej si një njeri i devotshëm i rrugëtimit shpirtëror, i teqës dhe vendit të shenjt të familjes Shehu. Shërbeu me përkushtim e besnikëri të madhe dhe ishte afër besimtarëve dhe rrethit në përgjithësi. Në maj të vitit 1979 ai ndërroj jetë duke na lënë një zbrazti të madhe gjithë familjes dhe rrethit tonë.
Posti nuk mbeti pa shërbim, e për këtë u kujdes edhe postnishini i Teqës së Saraçhanës Shejh Nexhat Shehu, dhe vendosi që të i jep Hilafet Shejh Rexhës së dytë, duke e trashëguar rrugëtimin shpirtëror të Babait dhe brezave tjerë. Mbajti qëndrim, sinqeritet e besnikëri ndaj Mershydit të tij.
Në janar të vitit 2021 Shejhu kalon nga kjo jetë duke na lënë mbasë kujtimet dhe mesazhin për zemërgjërsi, urtësi, dinjitet dhe humanizëm. Shejh Rexha ishte simbol i njeriut të mirë e të dashur, atdhetarit të dëshmuar, burrit të fortë e fisnik. Ai ishte baba i të gjithëve, ishte dorë e zgjatur për ë gjithë nevojtarët, ishte udhëzues për mbarë vendin tonë, dhe kështu do ta kujtojmë për aq sa do të jetojmë.
Në pranverën e hershme të vitit 2021, Natë e madhe e Miraxhit Postnishini i Teqës së Saraçhanës Shejh Abidin Shehu e vendos në Halife Imamin e Teqës së tij Shejh Ismailin e dytë duke e veshur në petkun e dritës dhe kështu ai bëhet edhe Postnishin i Teqës së Halvetive në Lukinaj ku edhe sot shërben.
Andaj sot përkujtuam gjithë këto vite dhe ata të cilët dhanë mundin e tyre në shërbim të besimit, të popullit dhe vendit. U tubuam për të bërë dua e lutje për shpirtërat e tyre që të bëjnë dritë për ne në këtë botë!
Teqja e Tarikatit Halveti – Lukinaj
Burimi: https://www.facebook.com/profile.php?id=100085770626334