10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Shënohet 16- vjetori i çlirimit të Prizrenit

Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të çlirimit të Prizrenit, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Për të nderuar jetën dhe veprën e bijve më të shtrenjtë të kombit në vendin ku ata prehën të qetë, morrën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteran e invalid të UÇK-së, zyrtarë të institucionëve të ndryshme dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se dëshmorët dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, që është mbështetur nga Aleanca Veriatlantike e Nato-s, na e sollën lirinë për të cilën u derdh shumë gjak.

Pjesë e këtyre homazheve ishte edhe ish zv/komandanti i ZOP-it, Sadik Halitjaha, i cili tha se djemtë dhe bijat më të mira të kombit, me flijimin dhe sakrificën e tyre të pashembullt me një luftë të pastër ndaj një armiku të paskrupullt i dhanë fund robërisë shumëshekullore.

Ndërkaq, kapiteni i FSK-së Sejdi Krasniqi, tha se gjaku i dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme se sa i shtrenjtë ka qenë çmimi i lirisë që ka Kosova tani.

Pas Landovicës, janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta lulesh edhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit.

Përveç këtij aktiviteti, në orët e mbrëmjes do të mbahet edhe organizimi muzikor “Koncerti i Lirisë” me ç’rast përfundojnë aktivitetet për shënimin e 16 vjetorit të çlirimit të Prizrenit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit