16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Sherifi: Ditët e mia të lumtura në Kosovë me Ibrahim Rugovën

Skënder SherifiShkrimtari shqiptar i Europës frankofone, Skënder Sherifi është autor i shumë librave të shkruar në gjuhën frënge. Vetëm 3 prej tyre janë përkthyer në shqip, mes të cilëve “Lojë dhe kundërlojë” dhe “Oksigjeni”, që janë shqipëruar nga vetë Prof. Doc. Ibrahim Rugova.
Cila është ideja jote për lumturinë?

Të ndjej veten sa më të plotësuar shpirtërisht, intelektualisht mbi këtë tokë dhe mundësisht në një ambient natyror të mrekullueshëm .

Cila është frika më e madhe?

Të largohem nga kjo tokë totalisht i poshtëruar dhe i dështuar.

Kë person të gjallë admironi më shumë?

Nënën time, Xhevahire Sadria, bijë Vuthajsh, e cila e ka ngritur një teqe në Shkodër për lavdinë e Sheh Ahmet Shkodrës. Ia vlerësoj transparencën dhe humanitetin, pastërtinë dhe çiltërsinë shpirtërore të rrallë që e ka në krahasim me njerëzit e tjerë.

Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?

Mosvetëdijshmëria për shkallën e injorancës së tyre dhe boshllëkun e tyre të brendshëm, gjithashtu edhe për ata tipa të ndershëm dhe të kultivuar që janë në gjendje kloshardizmi nëpër rrugët e qytetit.

Ekstravaganca jote më e madhe?

Jeta parisiene, i rrethuar nga personalitete të mëdha botërore dhe përjetimet personale në bregun e Azzurit francez.

Cili është udhëtimi yt i preferuar?

Ka qenë Parisi natyrisht, i cili më ka formuar dhe plotësuar në të gjitha aspektet.

Në ç’rast mund të gënjesh?

Mund të gënjej në rastet e shpëtimit të jetës sime dhe të dikujt që e dua.

Personi që përçmon më shumë?

Mashtruesit dhe hipokritët.

Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?

Ufo, marsian, liri, e lirë, art, ëndërr, i droguar, humanizëm.

Pengu yt më i madh?

S’kam asnjë peng.

Kur dhe ku ke qenë i lumtur?

Kam qenë i lumtur gjatë 15 viteve eksperiencë nëpër Francë dhe gjithashtu në Kosovë, me Ibrahim Rugovën rreth viteve ‘76- ‘80 .

Në ç’gjendje shpirtërore je tani?

Tani jam i qetësuar, me këmbë në tokë dhe me sensin e relativitetit dhe të ironisë mbi realitetin e gjërave tokësore

Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte?

Ndoshta po të isha pak më praktik dhe pragmatik në jetën e përditshme.

Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?

Hyrja në fjalorin francez Larousse në vitin 2003, në familjen e autorëve më të mëdhenj botërorë. Nuk mund të qëndroje indiferent kur e shikoje veten në faqen 815 të fjalorit, afër William Shakespeare dhe Bernard Shaw.

Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe?

Në një shqiponjë, tigër ose në një Dalai Lama të Tibetit.

Cili është sendi më i çmuar që zotëron?

Ora që ma ka dhuruar babai më 1968-ën, që simbolizon sipas riteve të Malësisë hyrjen në burrëri, pjekuri e “oda” dhe çuditërisht kjo orë surrealiste funksionon akoma në ditët e sotme pa u prishur. Ende s’e kam kuptuar përse.

Cilën quan pikën më të thellë të mjerimit?

Varfëria absolute shpirtërore mbi varfërinë ekonomike tokësore.

Ku do të pëlqente të jetoje?

Në Bregun e Azzurit francez, në një vilë luksi me pishinë e kuzhinë gastronomike.

Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj?

Marrja me art dhe literaturë, si dhe ndjekja e filmave.

Cila është karakteristika juaj më e spikatur?

Sinqeriteti, spontaniteti, autenticiteti dhe integriteti

Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?

Të njëjtat karakteristika që përmenda më parë, plus bagazhin intelektual dhe kulturor.

Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?

Veçoritë e njëjta si te meshkujt, plus sharmin feminil.

Cilët janë shkrimtarët e preferuar?

Arthur Rando, Sharl Bodler, Ualt Ritman, Allen Ginsberg, Albert Kamy, Franz Kafka e shumë të tjerë.

Cili është heroi yt në art dhe kulturë?

Jimi Hendrix, Jim Morrison, Bob Marley, John Lenon, David Boi, Leonard Cohen, Bob Iean, Moxart, Mals Dejvis, Nexhmije Pagarusha dhe Vaçe Zela.

Cilët ke heronj në jetën reale?

Heronj në jetën reale quaj Nelson Mandelën, Ibrahim Rugovën, Abraham Lincolm, Geroge Washingtonin, i cili na la një testament akoma të pazbuluar J

Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare?

Vulgariteti, primitivizmi, fanatizmi ekstrem e fundamentalizmi.

Si do të të pëlqente të vdisje?

Në gjumë e ëndrra pa e diktuar, si surprizë.

Cila është motoja juaj?

“Te jem vetvetja në lirinë e lirë absolute dhe ta njoh botën deri në pafundësinë e saj”. /mapo.al/

Më Shumë

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit