2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sherr brenda familjes: Këta janë vip-at shqiptarë nuk flasin me familjarët e tyre

Ndodh që brenda fisit apo familjes të ndodhin shpesh probleme. Çdokush ka në familje dikë me të cilin nuk ka folur apo ende nuk flet apo dy njerëz që nuk flasin. Edhe VIP-at shqiptar ashtu si të gjithë kanë pasur raste të tilla.
Një nga rastet më të bujshme ishte sherri i Robert Berishës me kunatën e tij Tunën. Madje nga ky sherr u tha se Roberti nuk flet as me vëllain e tij Patrisin. Nga sherri, shkaku i të cilit nuk dihej, Roberti e Patrisi nuk shkuan as në ditëlindjet e mbesës e nipit të tyre. Roberti nuk shkoi në ditëlindjen e Tianit dhe as Patrisi në atë të Renees. As sot e kësaj dite Roberti nuk i ka marrëdhëniet e mira me Tunën dhe kjo ka ndikuar edhe në marrëdhënien mes vëllezërve.

Por edhe vetë dy kunatat, Nora dhe Tuna nuk flisnin me njëra-tjetrën. Dikur dy këngëtaret ishin shoqe të ngushta dhe i shihje shpesh bashkë, por një zënkë për arsye që nuk dihen, bëri që të mos flisnin më me njëra-tjetrën. Së fundmi Nora dhe Tuna u pajtuan sërish e madje u fotografuan bashkë nga paparacët.

Një tjetër rast që u komentua shumë në media ishte sherri mes dy kushërirave Anxhelinës dhe Beatrixit. U tha se shkak i këtij sherri ishte bërë Beatrixi e cila i ka kërkuar mikut të ngushtë të Anxhelinës, Arielit që ta ndihmonte të bënte karrierë në SHBA.

Anxhelinës nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe dy kushërirat janë zënë. Pas disa muajsh që përflitej për zënkën mes tyre, Anxhelina dhe Beatrixi së fundmi u pajtuan.

Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare ka pasur probleme me të atin. Ermali deklaroi vitin e kaluar se i ati e ka dh.unuar dhe këngën “Non mi avete fatto niente” ia ka kushtuar atij. Pas deklaratave të të birit, i ati shkroi një letër ku shprehej se nuk e ka dhunuar asnjëherë dhe kërkonte ta takonte. Çfarë ka ndodhur më pas nuk dihet pasi Ermali vendosi të mos flasë më lidhur me këtë çështje.

Edhe stilisti i njohur Niko Komani ka pasur probleme me të atin. Në një intervistë në vitin 2016 në emisionin “Vizioni i pasdites”, Niko ka treguar se nuk flet me të atin dhe zënkat mes tyre kanë qenë të shpeshta pasi ngjajnë shumë. “Më mungon shumë sepse momentalisht nuk flas më. Ngjajmë shumë dhe ndoshta është personi i vetëm që nuk toleroj. Ai është gjaku im dhe këtu mbaron gjithçka”, u shpreh Niko. Shpresojmë që Niko t’i ketë rregulluar marrëdhëniet me të atin.

Ornela Vorpsi dhe Laura Vorpsi janë motra, por nuk flasin me njëra-tjetrën. Këtë e deklaroi Ornela në emisionin “Opinion” duke u shprehur se ato kanë vendosur të mos kenë asnjë marrëdhënie bashkë. “Kur nuk kam çfarë shkëmbej me njerëzit, nuk më intereson. Nuk kam raport me motrën”, u shpreh Ornela. Dy motrat jetojnë në vende të ndryshme e me siguri distanca ka bërë të vetën, Ornela jeton në Paris ndërsa Laura në Tiranë.

Dafina Zeqiri dhe motra e saj Besa nuk flasin me babanë e tyre prej vitesh. Motra e Dafinës ka deklaruar se babai i tyre i ka braktisur kur ishin të vogla prandaj tani nuk flasin më.

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit