3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Shfaqet ylberi në Mars? NASA shpjegon imazhin e Perseverance

Imazhet e një ylberi në Mars të dërguara nga roboti Perseverance kanë bërë xhirot e rrjeteve sociale.

Ndërsa roboti Perseverance, i cili mbërriti në tokën marsiane në 18 shkurt, fillon të dërgojë të dhënat e para mbi motin në Planetin e Kuq dhe ndërsa droni i helikopterit Ingenuity tani është gati për ngritjen e tij të parë historike, fotot e marra nga rover i NASA-s tregojnë një ylber në Mars!

Fenomeni është kapur në Kraterin Jezero, aktualisht i përjetësuar në të gjitha drejtimet nga kamerat e robotit të Perseverance. Ai ylber shumëngjyrësh nuk është një ylber natyral “i vërtetë”, por efekti i diçkaje tjetër.

Pse nuk është një ylber? Arsyeja është e thjeshtë: që të formohet një ylber, duhet të ketë pikat e ujit në ajër dhe dielli në horizont. Kur të plotësohen të dyja këto kushte, duke parë në drejtim të kundërt me diellin do të shihni një ylber me ngjyra të këndshme. Kjo ndodh ndonjëherë në Tokë pas një stuhie. Por në Mars, pikat e ujit nuk formohen. Është shumë e ftohtë dhe më së shumti, krijohen kristale akulli shumë të vogla.

Dhe nëse nuk është një ylber, çfarë ka kapur Perseverance? Disa kanë treguar që fenomeni i thyerjes së dritës u prodhua nga njolla të vogla pluhuri që prodhonin të njëjtin efekt. Por as ky nuk është shpjegimi, i cili përkundrazi është më teknik dhe nuk ka asgjë të natyrshme: është pothuajse me siguri një reflektim i lentes së aparatit fotografik ai që ka kapur imazhet.

Në momentin e shkrepjes, kamera po drejtohej nga jugu, drejt diellit dhe drita prodhoi atë artefakt duke kaluar përmes lentës së kamerës, siç mund të ndodhë edhe në Tokë.

Por a do të shohim ndonjëherë ylberë në planet të tjerë? Është diçka e vështirë për t’u realizuar, por jo e pamundur. Në Venus, për shembull, diçka e ngjashme me një ylber mund të formohet për shkak të pranisë së pikave të acidit sulfurik të pranishëm në atmosferën e saj. Edhe në Titan, hëna më e madhe e Saturnit ku bie metani, është e mundur që të formohen ylberë.

Më Shumë

Banorët e fshatit Gjonaj, telashe me rrugë

Mbi 100 familje të fshatit Gjonaj, po përballen me telashe që po iu shkakton rruga e dëmtuar, e banorët për një gjë të tillë...

Ramazani 2021: Koha e agjërimit në gjithë botën – Sa orë do të agjërohet në Kosovë?

Këtë vit muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani do të fillojë të martën, 13 prill.  Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku...

Vjedhje e rëndë në Rahovec

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Ankuesi ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura e tipit VW Golf...

Shkresa e Esad Pashës për “Le temps”, pak para ekzekutimit

“Le Temps” ka botuar, të martën e 15 qershorit 1920, në ballinë, shkresën që Esad Pashë Toptani i kishte dërguar pak çaste para se...

Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve...

Berati bardhezi

2,800 vjet qytetërim: UNESCO e rendit qytetin jugor karakteristik, mes pasurive të rralla botërore… Historia mijëravjeçare i ka gjurmët të gjalla në strukturën e çative...

“Së shpejti në ring”, Florian Marku paralajmëron surprizën e radhës

Florian Marku, pas fitores së tetë në boks kundër Rylan Charlton, mezi pret të rikthehet sërish në ring. Ende nuk ka një datë se...

Haskuka: Nëse kompania i ka falsifikuar dokumentet, duhet të japë përgjegjësi ligjore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas pohimeve nga rrjeti i OJQ-ve Avonet se komuna e Prizrenit i ka dhënë tender një kompanie...

Ronaldo publikon foto nga palestra, por e gjithë vëmendja shkon te Georgina për shkak të trupit të saj

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në palestër përkundër se ka një super trup të ndërtuar, shkruan Insporti.com. Sulmuesi portugez po punon...

DASHURI SI KULLA E BABILONIT

Ai vallëzonte lehtë këtë mbrëmje në krahët e një femre me hundë të shpuar, teksa fustani i saj edhe për meshkujt tjerë ishte tërheqës....

Distria Krasniqi, kampione evropiane

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Evropianin e xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Distria është kampione evropiane në kategorinë...

Rikthehet projekti për shumëkatëshe afër monumenteve në Prizren

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve do të jetë adresa e sërishme për projektin e shumëkatëshes në Prizren e që në afërsi prej...

Mourinho largohet nga Tottenham, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit anglez

Pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon, Tottenham Hotspur pritet të ndajë rrugët me Jose Mourinhon. Humbja nga Manchester United në Premier Ligë duket sikur i dha...

Policia për 24 orë gjobiti 844 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e...

Sulmon bashkëshorten, arrestohet prizrenasi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në Prizren. Në njoftimin 24 orësh bëhet e ditur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,...

Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirus

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të...

Lajmet e Fundit