14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Shikim para pasqyrës në ditën e lindjes

Shkruan: Enver Sulaj

Çka të numëroj në ditën e lindjes sime
Kozmosin që përpin alienë e tokësorë
Apo të përdor si metaforë anijen, detin
dhe spirancat e vjedhura në port.

Një hartë s’mjafton të përshkruaj stacionet
ku dielli vonohet
saherë dua t’i shoh bulëzat e kumbullës në kopsht.

Po ndalem para pasqyrës
T’i them gëzuar vetes me një shikim drite
Ta falënderoj Hyjin
Që s’jemi thyer unë e pasqyra.

Monologu vazhdon
Qepalla dridhet nga sinjalet e forta që truri i jep verbimit.

Çka të numëroj më parë në ditën e lindjes sime
Pyes veten e ndalem në horizontin e blertë
Blirët kanë mbirë
Si hije shprese para vapës përvëluese
Që ngroh dete e shkrin brigje.

Prizren, 4 maj 2022

Më Shumë

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Lajmet e Fundit