3.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Labi i premton 500 euro ose një udhëtim në Turqi punëtorit të pastrimit që iu rreziku jeta në Suharekë

Këngëtari Labinot Tahiri ka premtuar një udhëtim në Turqi ose para në vlerë 500 euro për punëtorin e kompanisë “Ekoregjioni”, që iu rrezikua jeta në vendin e punës, shkruan Gazeta Express.

Tahiri tha se fillimisht kur i ka parë pamjet e punëtorit të lënduar nuk e ka ditur se është rast në Kosovë.

Ai i ka bërë thirrje Gentianit që t’i shkruaj për t’ia lënë numrin e telefonit.

“Një respekt i veqant për këtë puntor dhe shumë puntor të tjerë në këtë vend. Kur e kam parë para disa dite në një foto , kam menduar se është nga ndonje vend tjetër jashtë Kosovës, dhe kam menduar se sikurse nga njeherë shoqeria bejnë gjeste mes vete sa për ndonje video si ne kohet e fundit që po i bejnë për klikime….! Po ta dija që ishte në Kosovë, njejtë do të shkruaja si tani dhe do të veproja duke i thënë:  “Ti zotri; ke një Moral të fortë për punën që bëni”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

NJË UDHETIM NË TURQI OSE PARA vlerë 500€ PËR KËTË PUNTOR të cilat nesër do t’ja dhurojë.

Një respekt i veqant për këtë puntor dhe shumë puntor të tjerë në këtë vend.

Kur e kam parë para disa dite në një foto , kam menduar se është nga ndonje vend tjetër jashtë Kosovës, dhe kam menduar se sikurse nga njeherë shoqeria bejnë gjeste mes vete sa për ndonje video si ne kohet e fundit që po i bejnë për klikime….!

Po ta dija që ishte në Kosovë, njejtë do të shkruaja si tani dhe do të veproja duke i thënë:

“Ti zotri; ke një Moral të fortë për punën që bëni.

Me erdh mirë që kryetari i shkëlqyer nga Suhareka , z. Muharremaj , ju ka dhuruar mirënjohje, por, më lejoni që me dashamiresinë time shpirtrore e shqiptare të ju shpërblejë me një udhetim se bashku me familjen në Turqi ose në vlerë të këtij udhëtimi 500-700 € , të u’a dhuroj para nga mbremjja ime që sonte do ta mbaj në Prishtinë.

I ke hallall nga unë dhe nga të gjithë shqiptarët.

Me shkruani personalisht në fcb dhe ma lini nr e telefonit.

Jo që kam shumë, por motivi dhe shperblimi janë të dhuruara edhe nga Zoti kur punojmë e bejmë punë me drejtesi.

Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë

Më Shumë

Veseli u tha vizitorëve të mos iu afrohen dëshmitarëve, mbrojtja thotë se prokuroria e fshehu këtë deklaratë

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar fort pretendimet e prokurorisë rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat...

Prizren, 5 aktakuza, kundër 5 personave

Prokuroria e  Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetenëntë aktakuza, kundër tetëdhjetedy personave, janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona për vepra të ndryshme...

Lajmet e Fundit