14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Shiten vepra arti për shërimin e Manojlës

Disa piktura, fotografi dhe punë dore të artistëve kosovarë u shitën në ankand në Prizren në mbrëmjen humanitare për të ndihmuar shërimin e Manolja Kabashit.

Prizrenasja 22 vjeçare po vuan nga leukemia, ndërsa është shtruar në një spital në Turqi, kurse ka nevojë për transplant të palcës kurrizore që kushton 241,500 euro.

Më së shtrenjti në ankand u shit një pikturë e dhuruar nga Zake Prelvukaj që mbërriti 500 eurot.

Interesim i veçantë u tregua edhe për një punim prizrenas argjendi të quajtur “Flutura” që u shit 200 euro.

Shumë nga veprat e shfaqura në ankand kishin motiv qytetin e Prizrenit, ndërsa disa nga ato që nuk u shitën mund të blihen edhe online.

Përpara zhvillimit të ankandit, për të pranishmit performoi Kuarteti “Pentagram”, ndërsa pas ankandit grupi Jericho dhe DJ Bandar.

Paratë e grumbulluara nga shitja e biletave, pijeve dhe veprave të artit do t’i dorëzohen familjes së Manolja Kabashit. /Kallxo.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Lajmet e Fundit