24.3 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Shitësit e shpezëve të pakënaqur me vendimin e Komunës

Nga dita e mërkurë, nuk është lejuar shitja e shpezëve nga drejtoria e Inspektoratëve në Prizren, në tregun që ndodhet në lagjen “ Bazhdar’hane”.

Për të vëzhguar situatën pas vendimit të marrë që mos të shiten shpezë në tregun që ndodhet në lagjen “ Bazhdar’hane”, kishte dalur edhe drejtori i Inspektoratëve në Prizren, Islam Thaçi, i cili tha se vendimi i marrë ka ardhur pas shqetësimeve të shumta që na janë adresuar nga qytetarë të ndryshëm, ku sipas tij, në këtë vend ka pasur shpezë të ngordhura, por edhe janë bërë therje të tyre.

Ky treg, vijoi ai, ndodhet në zonën e urbanizuar të qytetit, dhe se tregtarët e shpezëve veprimtarinë e tyre duhet ta ushtrojnë në trgun e kafshëve, i cili ndodhet në rrugën e tranzitit. Disa qytetarë e kanë mirëpritur këtë vendim të organeve kompetente komunale.

Ndërsa, një shitës në këtë treg por që nuk merret me shpezë, thotë se vendimi në fjalë nuk është i qëlluar, pasi që sipas tij, shitësit e shpezëve në këtë treg nuk e kanë penguar askënd dhe se kanë punuar për të fituar para për të mbajtur familjen gjallë, shprehet ai. Shitësi i shpezëve, Nazim Shtavica, thotë se pas këtij vendimi të drejtorisë së Inspektoratëve, ai kishte ardhur në tregun e lagjes “ Bajram Curri”, për të shitur shpezë, dhe vendimin e tillë e quajti të dëmshëm për atë dhe kolegët e tij, pasi tregu në rrugën e tranzitit është shumë larg, dhe se qytetarët nuk mund të frekuentojnë atje atë.

Kjo ishte gjendja rreth kësaj çështje në ditën e tregut që mbahet në Prizren, se a do të jetë në fuqi ky vendim i drejtorisë së Inspektoratëve pritet të shihet, apo do të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, pasi shitësit e shpezëve thonë se nuk kanë mundësi të ushtrojnë si duhet./tvprizreni.com/

Më Shumë

Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit

Megjithëse frekuentohet nga mijëra turistë vendorë e të huaj, Kalaja e Prizrenit nuk e ka mirëmbajtjen e duhur si objekt i rëndësishëm i trashëgimisë...

Ballkani kualifikohet në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës – përballen me Shamrock Rovers

Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën evropiane! FC Ballkani ka siguruar kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas një...

Lajmet e Fundit