5.8 C
Prizren
E enjte, 23 Mars, 2023

Shkolla në Vërmicë të Malishevës pajiset me kabinet të biologjisë (FOTO)

Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se AFK-ja, ka pajisur shkollën në Vërmicë me kabinet të biologjisë.

Agjencia për Financim në Kosovë (AFK), sot i ka dhuruar shkollës në Vërmicë të komunës së Malishevës, pajisje për kabinetin e biologjisë.

Në mjetet për kabinetin e biologjisë, përfshihen mikroskopi dhe komplet pjesët e trupit të njeriut.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës në Vërmicë, Tahir Gashi, e ka falënderuar AFK-në, duke thënë që nxënësit përveç teorisë do të kenë mundësi të mësojnë lëndën edhe në praktikë.

Përfaqësuesi i AFK-së, Avdullah Bytyçi bashkë me drejtorin e arsimit në Malishevë, Blerim Thaqi, kanë falënderuar donatorët përkatësisht Agjencinë për Financim në Kosovë.

“AFK në vazhdimësi i përkrahë institucionet shkollore në komunën tonë dhe ky donacion është në vazhdën e kësaj përkrahje të vazhdueshme. Këto pajisje të dhuruara sot, kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e orës së biologjisë, pasi edhe nxënësit do ta kenë më të lehtë të kuptojnë lëndën. Në emër të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, e falënderoj Agjencinë për Financim në Kosovë, për këtë përkrahje të vazhdueshme”, kishte thënë Blerim Thaçi.

Ndërsa përfaqësuesi i AFK-së në Malishevë, Avdullah Bytyçi, bëri të ditur se fusha e arsimit në vazhdimësi do të ketë një mbështetje të veçantë.

“Jemi të kënaqur që kemi mundësi ti përkrahim institucionet shkollore, pasi përkrahja në fushën e arsimit është me rëndësi për ne dhe këto përkrahje do të jenë të vazhdueshme”, tha Avdullah Bytyçi.
Foto: Komuna e Malishevës/Facebook
Foto: Komuna e Malishevës/Facebook

Më Shumë

Zhgënjimi i Griezmann

Didier Deschamps iu deshën vetëm disa orë për të caktuar kapitenin e ri të skuadrës franceze. Trajneri 54-vjeçar u takua individualisht me disa lojtarë...

Fahrije Hoti mbështet marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së

Fahrije Hoti nga organizata gratë e Krushës ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të cilin e ka ftuar platforma Liria Ka Emër...

Lajmet e Fundit