13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Shkolla e Zymit të Hasit shënoi 150 vjetorin e themelimit

OLYMPUS DIGITAL CAMERAShkolla e Zymit të Hasit shënoi sot 150-vjetorin e themelimit me disa aktivitete që do të zhvillohen edhe në kuadër të manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit 2014” në Zym.

Veprimtari i njohur i Zymit, krijuesi letrar dhe publicisti Frrok Kristaj, me emrin e të cilit lidhen shumë manifestime dhe veprimtari kulturore që zhvillohen në Zym, ka bërë të ditur se Shkolla fillore shqipe në Zym të Hasit, Komuna e Prizrenit, daton nga viti 1864, duke mos llogaritur të dhënat e hershme të të mësuarit të shkrim-leximit fillestar si të Pal Hasit (Palit të Hasit), pastaj të personaliteteve të mëdha të Familjes Bogdani (Andre, Pjetër, Gjon, Lukë, Gjin e Gjergj Bogdani), që sipas të dhënave thuhet se mësimet fillestare i morën në vendlindje – në Gjinan (tash Bregdri) afër Zymit të sotëm.

Shkolla e Zymit ishte një ent në gjuhë shqipe me frymë humaniste, që i takonte periudhës së Rilindjes Kombëtare, e cila iu bashkua një lëvizjeje gjithëkombëtare për të kultivuar dashurinë për fe e atdhe për t’iu bashkuar të gjitha qendrave të mëdha shqiptare për një shkollë unike kombëtare.

Në vitin 1968 zyrtarisht Shkolla e Zymit është pagëzuar me emrin e Shtjefën Gjeçovit./Gazeta Blic/

Më Shumë

Rexhepi pavarësisht dekretit: Vazhdoj të jem nënkryetare Kuvendi

Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit