Shkon i dehur në polici dhe deklaron se ka armë në veturën e tij, arrestohet suharekasi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person dje në Suharekë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar në stacion policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij e cila ishte e parkuar, raporton PrizrenPress.

Njësiti policor ka konfiskuar armën e gjuetisë me tre fishekë të cal. 12 mm.

Më pas, sipas njoftimit të policisë, me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjysmë automatike e cal. 7.65 mm një karikatorë dhe 12 fishekë të cal 12.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit