11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Shkon në 170 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore në Kinë bënë të ditur se 170 njerëz kanë humbur jetën nga një koronavirus që është përhapur në këtë vend.

Sipas tyre, koronavirusi ka prekur secilin rajon të Kinës, ndërsa numri i rasteve të infektuara ka kaluar 7,700.

Raste me këtë koronavirus janë raportuar edhe në së paku 16 vende të tjera.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, transmeton rel.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) takohet sot për të vendosur nëse ky koronavirus përbën emergjencë globale shëndetësore ose jo.

“Në ditët e fundit, përparimi i virusit sidomos në disa vende dhe transmetimi i tij nga njeriu në njeri përbëjnë shqetësime për ne”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Edhe pse numri i rasteve jashtë Kinës është ende relativisht i vogël, ai ka potencial të rritet edhe më shumë”, shtoi ai.

Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Më Shumë

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit