18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

‘Shok’, filmi më i mirë në Colorado

“Filmi më i mirë i shkurtër” është çmimi që ka fituar “Shok” në “Boulder International Film Festival”, në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eshref Durmishi, producent i filmit “Shok” për Kosovë, ka thënë për “Zërin” se shpërblimi është një tjetër sukses për filmin.

“Sukses është çmimi që mori në festivalin e rëndësishëm në Colorado, siç është ‘Boulder International Film Festival’”, ka thënë Durmishi, që njëherësh luan në “Shok”.

Sipas tij, pjesëmarrja e filmit “Shok” në “Tribeca Film Festival” është shumë e mirë sepse është një festival i madh dhe prestigjioz. Filmi nga Kosova, “Shok” do të shfaqet në mesin e 72 filmave të shkurtër.

“Të jesh në konkurrencë aty është vërtet kënaqësi dhe ky është edhe një tjetër sukses i filmit”, është shprehur Durmishi për filmin, i cili për 21 minuta sjell luftën e fundit në Kosovë përmes miqësisë së dy shokëve të vegjël në moshë, Petritit (Lum Veseli) dhe Okit (Andi Bajgora).

“Është shumë e rëndësishme për filmin ‘Shok’ të shfaqet në festivale të tilla sepse do t’i hapë edhe më shumë rrugë kinematografisë së Kosovës. Historitë tona do t’i shohin sa më shumë njerëz dhe do të mësojnë më shumë për vuajtjet e popullit tonë dhe për Kosovën”, ka thënë Eshref Durmishi, për filmin “Shok”, i cili ka qenë i nominuar për Çmimin “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër.

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Lajmet e Fundit