18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shokët s’e bëjnë “mall” Krasniqin

Thaci dhe Jakup krasniqiBashkëluftëtarët e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, nuk e lëshuan asnjë zë, pas intervistimit që i bënë hetuesit e EULEX-it nën dyshimet se ka shkelur kodet e luftës gjatë viteve 1998-1999. Edhe pse herëve të tjera reagimi institucional ka qenë i menjëhershëm, në emër të drejtësisë objektive, në këtë rast ndasitë politike duket i kanë “shurdhuar” ish-shokët e luftës që të paktën të lëshojnë një reagim, shkruan Zëri.

Madje, sipas analistëve politikë dhe ish-guerilëve të UÇK-së, Qeverisë së Kosovës nuk i ka bërë aspak përshtypje fakti që në listën e të dyshuarve për krime lufte po merret edhe një ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, tani kryetar Kuvendi të Kosovës.

Deputeti i “Vetëvendosjes” dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi ka thënë se mosreagimi i Qeverisë, nuk është thjesht neutralitet, për shkak se nuk ka neutralitet me mosreagim, por ka rreshtim në njërën anë. Sipas tij, çdo gjë që është kundër bisedimeve dhe Qeverisë së Kosovës po e ka një fat të tillë.

“Nuk jam i prirë të krijoj situata me paragjykime, por mendoj që gjithçka që është kundër bisedimeve, që është kundër qeverisë së tanishme dhe kundër kthimit të Serbisë në Kosovë, është vënë nën cak të EULEX-it. Nuk dua të paragjykoj, por kështu po duket. Zotri Krasniqi po t’i përkrahte bisedimet me Serbinë nuk do të thirrej për t’u marrë në pyetje”, ka deklaruar ai.

Edhe analisti, Muhamet Kelmendi, ka deklaruar se qeveria është në pasivitet të plotë sikur ka dëshirë që njerëz të ndryshëm të jenë të dyshuar edhe pse nuk ka fakte juridike dhe faktike. Ai ka shtuar se ka disa arsye pse qeveria është kaq pasive, ndër të cilat nuk e përjashton as faktorin e konkurrencës politike.

“Ka shumë faktorë mendoj: politik, ekonomik, presion i vazhdueshëm të individëve nga ndërkombëtarët, lufta e brendshme për pushtet. Mua më vjen keq sepse kështu përveç një apo dy udhëheqësve të gjithë të tjerët po dyshohen se kanë qenë kriminelë dhe kështu shtrohet pyetja se çfarë lufte kemi bërë. Është momenti i fundit që të ndalohet kjo veprimtari”, ka thënë Kelmendi.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Lajmet e Fundit