6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Rektorati ende me borxhe të trashëguara

IbrahimGashi-rektori UPRektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ende është duke u marrë më borxhet e menaxhmenteve të kaluara. Drejtues të Universitetit, bëjnë të ditur për Radio Kosovën, se disa prej borxheve janë shlyer pjesërisht, por ka edhe nga ato borxhe të vjetra të cilat nuk janë parashikuar në buxhetin e rektoratit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, tha për Radio Kosovën se borxhi më i theksuar që kanë goditur më shumë rektoratin ka qenë lidhur më një projekt për përkthimin e librave universitarë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Menaxhmenti i kaluar ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për të bashkë financuar 50 me 50 për qind këtë projekt të madh, që nënkupton rreth 3 milion e gjysmë euro për tre vjet, theksoi Gashi.

Në planifikimin e buxhetit ne nuk kemi gjetur asnjë mjet të planifikuar për atë pagesë. Sivjet ne jemi shtrënguar shumë që një pjesë e investimeve kapitale që nuk janë realizuar për shkak të mungesës së lejeve. Me lejen e Ministrisë së Financave kemi bërë një ri-destinim të atyre mjeteve, i kemi paguar dy këste. Për vitin tjetër kemi planifikuar të paguajmë edhe këstin e fundit. Mendoj që këtu disi jemi gjendur, nuk kemi hyrë në ndonjë obligim penal ndaj ofertuesit që ka kryer përkthimin e librave.”

Një borxh tjetër që nuk ka pasur mjete të planifikuara, ka qenë edhe ai ndaj Agjencisë së Akreditimit. Rektori Gashi, thotë se Agjencisë i është paguar shumica e borxhit.

“Besoj që edhe me buxhetin tjetër dhe për buxhetin e ardhshëm kemi paraparë, ku do të marrim diçka nga buxheti i vitit të ardhshëm për ta shlyer krejt obligimin që kemi ndaj Agjencisë së Akreditimit.”

Një borxh tjetër që asnjë menaxhment nuk ka arritur të parashikojë në buxhet, është ai ndaj Administratës Tatimore, që nga viti 2006. Për këtë borxh të vjetër, rektori Gashi, thotë se është negociuar shlyerja për të gjetur një zgjidhje që së paku të lirohen nga kamata, pasi kamata është më e madhe se borxhi.

“Administrata Tatimore ka shprehur gatishmërinë që të na mirëkuptojë për kamatën. Vetëm tashmë duhet të shikojmë se si të gjenden mjetet për tu paguar borxhi.”

Sipas rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, pa llogaritur disa borxhe të vogla që kanë mbetur nga menaxhmenti i kaluar, është përafruar shlyerja e borxheve, që siç tha ka qenë një sfidë për rektoratin, duke ndaluar kështu ritmin e punës.

Më Shumë

Totaj pret kampionin evropian, prizrenasin Labinot Xhoxhaj, pas triumfit historik në boks

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot kampionin e ri evropian në versionin EBU për peshat e rënda, prizrenasin Labinot Xhoxhaj, pas...

ATK-ja me 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se janë 883.6 milionë euro tatime të mbledhura deri me 30 nëntor të këtij viti. Sipas...

Lajmet e Fundit