Shokohet Anton Quni

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar banorët e rrugës, ‘Manush Berisha’.

“U preka shumë nga informatat që më dhanë në lidhje me përditshmërinë e tyre me mungesën e ujit të pijes”, tregon Quni.

“Ata, mjerimin në të cilin janë lënë të jetojnë ma argumentuan me një pjesë të gypit të ndryshkur se nga çfarë rrjeti të stërvjetëruar furnizohen”.

“ Përveç rrezikut për helmim, ata vuajnë vazhdimisht nga mungesa e ujit, sigurisht kjo nga humbjet nëntokësore, si rezultat i këtyre gypave”.

“ Si është e mundur që kjo qeveri ka mundur të bëj gjumin rehat e të mos ketë ndërmarrë masa me urgjencë, që të ndërrohen këta gypa të rrezikshëm për banorët e kësaj pjese të qytetit?”.

“Miliona euro u kanë mbetur suficit, e nuk e kanë mbështetur Hidroregjioni Jugor, me një projekt për ndërrimin e rrjetit që ua rrezikon shëndetin këtyre banorëve”.

“Jam thjeshtë i shokuar dhe nuk gjej fjalë ta përshkruaj ndjenjë e dëshpërimit e mllefit, që me të drejtë, këta banorë shfaqen për problemin e mungesës së ujit”.

“Të dashur qytetarë, me qeverisjen time, ky problem e me probleme të ngjashme si ky, që rrezikojnë shëndetin tuaj, do të mirremi që në muajin e parë”.

Sponsorizuar

 

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit