9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shokon legjenda e Argjentinës: Edhe po të fitoj Messi katër kupa të Botës, nuk do të jetë asnjëher më i mirë se Maradona

Pritja e gjatë e Lionel Messit për një trofe të rëndësishëm, më në fund u shndërrua në realitet fundjavën e kaluar.

Maestro i vogël argjentinas mposhti Brazilin 1-0 në finalen e Copa Americas, për ta fituar këtë trofe për herë të parë nga viti 1993.

Pavarësisht kësaj, një legjendë argjentinase ende nuk është i bindur se Messi mund të etiketohet si më i miri në histori.

Mario Kempes – i cili luajti rol kyç në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës më 1978 – është i vendosur në mendimin se Messi nuk mund të krahasohet me Diego Maradonan e ndjerë.

66-vjeçari ka thënë se edhe nëse Messi fiton katër Kupa të Botës, lavdia e tij do të jetë inferiore ndaj asaj të Maradonas.

”Për Messin, fati i keq për të është se ai ishte zëvendësuesi i Diego Maradonas,” tha Kempes.

”Dhe është shumë e vështirë të lihet në hije Diego, me tërë atë mirënjohje që ka marrë nga bota.

”Nëse Messi dëshiron të jetë më i mirë se Maradona, ai nuk do ta arrijë këtë edhe nëse fiton katër Kupa të Botës rresht.

”Ai ende nuk e ka fituar Kupën e Botës. Pa marrë parasysh sa tituj fiton, kurrë nuk mund të krahasohet me atë që bëri Diego.”

Më Shumë

Lajmet e Fundit