Shokuese: Nëna vret me thikë 4 fëmijët

Katër fëmijë të moshës nën 6 vjeç, u vranë me thikë të premten në një apartament në Memfis, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbetet ende e paqartë dinamika dhe shkaku i vrasjes, ndërsa policia arrestoi të ëmën e fëmijëve. Disa media lokale shkruajnë se ishte pikërisht ajo që i ka goditur me thikë të vegjëlit, por autoritetet nuk nxitojnë të nxjerrin përfundime.

Sherifi i zonës, Bill Oldam, tha në një deklaratë se i gjithë komuniteti është i tronditur nga ngjarja tragjike. Ai saktësoi se kur forcat e rendit shkuan në vendngjarje, për fëmijët ishte tepër vonë.

Sipas mediave në SHBA, pista më e mundshme e krimit makabër është ajo e vrasjes për shkak të çrregullimeve psiqike nga e ëma e 4 fëmijëve të vrarë, gjithësesi hetimet vijojnë deri në zbardhjen e ngjarjes.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit