8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

“Shota” zuri vendin e dytë në Festivalin e Stambollit

Shota-ansambliAnsambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina është nderuar edhe me një mirënjohje të rëndësishme ndërkombëtare. Në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Bujukçemece, në periferi të Stambollit, trupa e këtij ansambli ka zënë vendin e dytë.

Ismet Bogujevci, ushtrues i detyrës së drejtorit të ansamblit, bëri të ditur se juria profesionale e festivalit, në përbërje të së cilës kanë qenë përfaqësuesit e Holandës, Koresë Jugore, Gjermanisë, Brazilit dhe Filipineve, e ka vlerësuar prezantimin e ansamblit “Shota” si njërin ndër prezantimet më të bukura dhe më të kompletuara.

Bogujevci tha se juria i ka vlerësuar të gjitha elementet e paraqitjes së ansamblit, sidomos korografinë, lojën e trupës së valltarëve dhe kostumet e larmishme, transmeton Koha. Ai tha gjithashtu se juria i ka përmendur si argument edhe impresionet e shikuesve të festivalit, shumë prej të cilëve kanë qenë turistë të huaj.

Në Festivalin e Bujukçemexhes kanë marrë pjesë ansamblet apo grupet folklorike të 22 shteteve nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut. Ansambli “Shota” është prezantuar me një kollazh vallesh karakteristike të krahinave të ndryshme shqiptare, të përgatitura nga koreografë të ndryshëm shqiptarë.

Pas përfundimit të festivalit ne Bujukçekexhe, trupa e Ansamblit “Shota” ka udhëtuar për në Bursa, ku do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve Popullore. Edhe në këtë festival, i cili ka një traditë mbi 50 vjeçare, “Shota” do të prezantohet me valle popullore të krahinave shqiptare.

Më Shumë

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Lajmet e Fundit