Shpallen fituesit e edicionit të 34-të “Zambaku i Prizrenit 2023″

Në ambientet e Kino Lumbardhit është mbajtur edicioni i 34’të i muzikës qytetare, “Zambaku i Prizrenit 2023”, ku çmimin e publikut fitoi talentja e re 15 vjeçarja Ela Kazaz.

Juria profesionale me vend të parë ka vlerësuar këngën “Labirinthi i Dashurisë”, me të dytin, këngën, “Këndoma një këngë”, dhe me të tretin këngën “Fotografia e parë”.

Gjithashtu, është ndarë çmimi për tekstin më të mirë, i cili i ka shkuar këngës, “Në çdo dritare shohë sytë e tu”. Kurse, çmimin Mikrofoni i artë e ka fituar kënga, “Si diell”./rtklive

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit