5.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e vëllait të tij në Qifllak të Rahovecit

 

Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Arben Morina.

I akuzuari Morina akuzohet se me 8 maj të vitit 2019, në mes të orës 23:00-05:00, e ka privuar nga jeta vëllanë e tij 31 vjeçar, Naser Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, i akuzuari Morina është liruar nga të dy  pikat e aktakuzës në mungesë të provave.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së të njëjtit.

I akuzuari Morina në seancën fillestare të mbajtur më 17 shtator 2020 e kishte mohuar fajësinë për vrasjen e vëllait të tij.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i akuzuari Morina po ngarkohet me veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 173 parag.1 nënparag.1.3 të KPRK-së dhe “armëmbajtje pa leje” nga neni 366 parag.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 8 maj 2019, në mes të orës 23:00 e gjerë në orën 05:00 të 9 majit 2019, në fshatin Qifllak të Rahovecit, në shupën e cila gjendet në katin e parë të shtëpisë së të ndjerit, me dashje dhe motive të panjohura ka privuar nga jeta vëllain e tij, Naser Morina, i moshës 31 vjeç.

Tutje sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë ndodhur në atë mënyrë që duke qëlluar me një të shtënë nga revolja kalibër dhe tip i panjohur në pjesën e parme të kraharorit, ku sipas raportit të autopsisë vdekja e tij ka ardhur si rezultat i gjakderdhjes së brendshme të kraharorit si pasojë e plagës tejshkuese në regjionin e zemrës, e shkaktuar nga veprimi i predhës së hedhur nga arma e zjarrit.

Sipas aktakuzës, arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale e vrasjes nuk është arritur që të sekuestrohet, pasi që i akuzuari të njëjtën e ka hudhur. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit